Shqipëria Postuar më 28 Mars 2025, 12:34

Transformimi i Parkut Metalurgjik - Rama: Elbasani do të bëhet pjesë e metropolit modern të vendit

Nga Hamit Yzeiraj

Transformimi i Parkut Metalurgjik - Rama: Elbasani do të bëhet

Një plan i ri zhvillimi do të vihet në zbatim për qytetin e Elbasanit. Transformimi i Parkut Metalurgjik, nga një trashëgimi industriale në një hapësirë të gjelbër, pritet të hapë perspektiva të reja për qytetin, duke e kthyer në epiqendër të inovacionit dhe zhvillimit.

Në prezantim mori pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili deklaroi se Elbasani do të bëhet pjesë e metropolit të vendit.

“Do ta kthejmë në një park kombëtar industrial, me një potencial të madh. Duam të mbështetemi te një aleancë me të gjitha bizneset që janë këtu. Kemi angazhuar një numër të madh arkitektësh të huaj dhe vendas për të përcaktuar drejtimin e planit. Territori këtu është i gjerë dhe mund të zhvillosh shumë gjëra. Ideja themelore është që ky park të bëhet një destinacion kryesor për të gjithë dhe një pikë lidhëse mes Tiranës dhe Elbasanit, duke e integruar këtë të fundit në Metropolin e vendit në dekadat e ardhshme. Këtu ka potencial për të zgjeruar kryeqytetin dhe për t’i dhënë energji të re. Korporata Shqiptare e Investimeve do të jetë pjesë e këtij projekti dhe është shumë e rëndësishme që shteti të jetë i pranishëm dhe të planifikojë investimet e veta.”

Në prezantim ishte i pranishëm edhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, i cili prezantoi detaje të projektit, duke theksuar se bizneset në këtë zonë kontribuojnë në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Do të jenë tre polet kryesore të zhvillimit të qytetit: në zemër do të jetë kalaja, për tërheqjen e turistëve; automotoparku; dhe rivitalizimi i zonës metalurgjike. Këtu ndodhen 53 biznese të mëdha që në total kanë 4,902 punonjës. Qarkullimi vjetor i kompanive që operojnë në këtë zonë kap vlerën e 1 miliard eurove, ose 5% të PBB-së.”

Së shpejti pritet edhe prezantimi i projektit të automotoparkut, që do të përfshijë edhe një pistë garash me standarde ndërkombëtare. Sipas Kryeministrit Rama, nëse plotësohen kushtet për t’u bërë pjesë e kalendarit të garave të Formula 1, ky projekt do të jetë “qershia mbi tortë” për Shqipërinë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat