Transformimi i Pallatit të Kongreseve, shpallet projekti fitues

“Herzog & de Meuron Basel Ltd” është kompania me projektin fitues për transformimin e Pallatit të Kongreseve.
5 kompanitë finaliste shpalosën vizionin e tyre për godinën, ndërsa fituesi ka paraqitur një qasje konservuese të godinës ekzistuese për shkak të historikut që mban.
Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesënë në ceremoninë e hapjes së konkursit tha se kërkohet që të kthehet në një destnacion të ri turistik, por edhe të ruhet identiteti i godinës ekzistuese.
“Është koha vërtetë për një transformim duke ruajtur identitetin e saj dhe natyrisht thirrja në bashkëpunim e sipërmarrjes, nënkupton dhe zhvillimin e një objekti apo një tërësie objektesh, do ta shohim nga propozimet, pranë Pallatit të Kongreseve dhe qëllimi përfundimtar është që ky pallat të vijë në kohë nga pikëpamja e teknologjisë, nga pikëpamja e cilësisë së hapësirave, nga pikëpamja e gjithë strukturës së riorganizuar dhe të riangazhuar cilësisht, por edhe që ky pallat dhe kjo zonë, të bëhet një destinacion tjetër i Tiranës turistike, i Tiranës kryeqytet i shqiptarëve i Tiranës së aktiviteteve kulturore dhe i Tiranës se aktivitetit të përditshëm social, duke mos e lënë një ishull që është gjithmonë një “ishull i heshtur” kur nuk ka një aktivitet brenda, duke krijuar dhe këtu jetë siç kemi krijuar dikur rreth gropës së dikurshme të stadiumit, që sot është një pol tjetër i jetës së përditshme dhe të përnatshme këtu”.
“Na duhet një qendër më virtuoze, multifunksionale, më moderne, e denjë për Tiranën dhe Shqipërinë e sotme. Nuk bëhet fjalë vetëm për një godinë me kapaciteteve më të mëdha, por për një infrastrukturë avangarde, të aftë të presë eventeve elitare ndërkombëtare, artistë të njohur botërorë, samite, ekspozite e aktivitete që kërkojnë standarde të larta. Ndaj rikualifikimi i kësaj ndërtese emblematike të Tiranës është një investim shumë i rëndësishëm në shërbim të jetës kulturore, institucionale dhe publike. Na duhet një hapësirë që të jetë njëkohësisht skenë kombëtare për talente shqiptare, por edhe skenë e vërtetë ndërkombëtare për ngjarje që e lidhin vendin tonë tashmë me botën”
Rikualifikimi i një ndër ndërtesave më ikonike të kryeqytetit, sipas qeverisë, vjen për shkak të kapacitetit të kufizuar dhe problemeve serioze që duhen adresuar.
'Tirana Grand Prix–Warm Up' rikthen makinat historike në sheshin “Nënë Tereza” më 6 qershor
Automjetet klasike dhe atmosfera e automobilizmit retro do të rikthehen në zemër të kryeqytetit me aktivitetin “Tirana Grand Prix – Warm Up”, i cili do të......
Tatimet: Të ardhurat në maj 2026 arrijnë 36.5 miliardë lekë, 10.6% më shumë se një vit më parë
Të ardhurat tatimore kanë vijuar trendin pozitiv edhe gjatë muajit maj 2026, duke regjistruar një rritje të ndjeshme si ndaj planit të parashikuar, ashtu......
“Integrimi hyn në fazën më kërkuese” - Rama me Presidentin e KiE: Domosdoshmëri të fillojmë mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama priti këtë të martë në Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu......
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburanteve, nafta shkon 191 lekë/litër
Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, në orën......
Karrierë e re pas të 30-ave, trendi që po fiton terren - Ekspertët: Rikualifikimi profesional, zgjedhja e re e të rriturve
Dikur konsiderohej një vendim i vështirë dhe i rrezikshëm. Sot, ndryshimi i profesionit pas moshës 30 apo 40 vjeç po kthehet në një fenomen gjithnjë e më të......
Gazi natyror, hapet rruga për impiantet e vogla - ERE nis ndryshimet në rregulloren e licencimit, shtohen si aktivitete të reja në sektor
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për ndryshimin e rregullores që përcakton procedurat dhe afatet për licencimin e aktiviteteve në sektorin e......
Çfarë po ndodh me moshën në Shqipëri? Nga fëmijët, te të rinjtë. Vendi po humbet brezat e rinj. Shtohen të moshuarit
Ndërsa numri i banorëve bie nga viti në vit, ndryshimet më të dukshme po shfaqen në strukturën sipas moshës, ku grupmoshat e reja po pakësohen, ndërsa pesha......
Shqipëria nis vitin me rritje të fortë të turizmit/ Kryeson rajonin për netëqëndrimet në tremujorin e parë
Turizmi në Shqipëri ka vijuar të japë sinjale pozitive edhe gjatë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se vendi ka......



