Shqipëria Postuar më 12 Maj 2026, 10:45

Transformimi digjital vijon, rriten ndërveprimet në e-albania/ Gjatë muajit prill u kryen mbi 44 milionë transaksione

Nga Ernilda Luzi

Transformimi digjital vijon, rriten ndërveprimet në e-albania/

Platforma qeveritare e-Albania vijon të mbetet një nga mjetet kryesore të qytetarëve për marrjen e shërbimeve publike online. Gjatë muajit prill 2026, statistikat tregojnë një nivel të lartë përdorimi dhe një rritje të vazhdueshme të ndërveprimeve digjitale mes qytetarëve dhe administratës shtetërore.

Sipas shifrave, në platformë janë regjistruar gjithsej 44 milionë e 712 mijë e 935 transaksione. Ndërkohë, qytetarët kanë pasur në dispozicion 1279 shërbime elektronike, të cilat janë përdorur në total 3 milionë 484 mijë e 295 herë vetëm gjatë muajit prill.

Ndërkohë, numri i përdoruesve të regjistruar në portal ka arritur në 3 milion e 484 mijë e 295 qytetarë. Kjo dëshmon për përfshirjen gjithnjë e më të madhe të qytetarëve në shërbimet digjitale.  

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë gjeneruar 962 mijë e 258 dokumente me vulë elektronike, një element kyç që garanton vlefshmërinë ligjore dhe sigurinë e dokumenteve të përftuara online.

Shifrat e muajit prill 2026 konfirmojnë vazhdimin e transformimit digjital të shërbimeve publike në Shqipëri, duke reduktuar kohën e pritjes, procedurat fizike dhe kontaktin direkt në sportelet fizike.

E-Albania po konsolidohet si porta kryesore digjitale për shërbimet publike, duke lehtësuar ndjeshëm aksesin e qytetarëve dhe bizneseve në administratën shtetërore. Kjo shkallë e lartë përdorimi tregon besimin në rritje të qytetarëve në shërbimet online.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat