Transformim urban në Vlorë - FSHZH hap garën për hapësirë rekreative dhe parkim

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e nyjeve multimodale të mobilitetit, Rajoni 3&4, si dhe ndërtimin e godinës së parkimit nëntokësor në Vlorë. Fondi limit i përllogaritur për këtë projekt është 595 milion e 232 mijë lekë.
Referuar dokumenteve të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti është hartuar mbi kërkesën e Bashkisë Vlorë për ndërtimin e një godine parkimi nëntokësor, si dhe krijimin e një parku rekreativ në sipërfaqe, duke ndërthurur funksionin urban me atë social dhe mjedisor.
Objekti parashikohet të ndërtohet në pjesën perëndimore të qytetit të Vlorës, pranë zonës së plazhit dhe përgjatë rrugës “Çamëria”, në hyrje të Lungomares, një nga zonat më të frekuentuara nga banorër dhe turistët. Parcela ndodhet rreth 1.9 kilometra larg qendrës së qytetit dhe përfshihet në pellgun ujëmbledhës të zonës.
Sipas dokumentit, do të ndërtohet edhe parkimi nëntokësor me një kat, i projektuar për të optimizuar hapësirat e parkimit. Kati nëntokësor do të shërbejë ekskluzivisht për poste parkimi dhe ambiente teknike.
Projekti parashikon një sipërfaqe totale parcele prej 9557.76 metrash katrorë dhe një sipërfaqe ndërtimi në katin -1 prej 9235.98 metrash katrorë. Në total do të krijohen 295 vende parkimi, përfshirë 5 poste të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara, si dhe hapësira për automjete elektrike.
Ndërkohë, do të krijohet edhe një hapësirë rekreative e hapur për qytetarët. Projekti parashikon ndërtimin e një strukture strehe në skajin perëndimor të parcelës, ku do të vendosen hapësirat mbështetëse dhe parkimi i biçikletave. Kjo zgjidhje synon ruajtjen e funksionit ekzistues të zonës si shesh publik, duke e bërë atë të përdorshëm për aktivitete rekreative dhe evente të ndryshme edhe pas ndërhyrjes.
Në të njëjtën kohë, ky investim synon të rrisë cilësinë e jetesës për banorët, duke krijuar një destinacion modern dhe funksional.
Gonxhja: Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale shpalli qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik......
Kush e mban “në këmbë” borxhin e jashtëm të Shqipërisë? - Qeveria, BSH dhe bizneset sollën tkurrje. Bankat, të vetmet që rritën detyrimet e tyre
Viti 2025 u mbyll me një borxh të jashtëm të vendit prej 10.2 miliardë eurosh, por cilët ishin sektorët që kontribuan më tepër në zvogëlimin e tij dhe cilët......
Gjeneral Brigade Edmond Voci dekretohet Komandant i Forcës Ajrore
Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci është dekretuar këtë të hënë nga Presidenti Bajram Begaj në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore, duke zëvendësuar në......
Rama: Projekti Lungomare 3 drejt përfundimit
Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen, në “kantierin e transformimit” e cilësoi ai, të aksit të Radhimës, ku......
Beja takon ambasadorin britanik Abbott: Forcohet bashkëpunimi doganor dhe siguria kufitare
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, ku në fokus ishte......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të vlerës gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 83.8 lekë......
BE-SHBA, bisedime për mineralet kritike - Edhe çështjet e tarifave, në qendër të takimeve
Komisioneri i tregtisë i Bashkimit Evropian, Maros Sefcovic, tha se kishte zhvilluar bisedime konstruktive me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së, Jamieson......
SHBA dhe Brazili “përplasen” për tregtinë elektronike - Bisedimet e OBT-së përfundojnë pa nënshkrimin e marrëveshjes
Bisedimet midis përfaqësuesve të tregtisë dhe zyrtarëve të nivelit të lartë nga rreth 166 vende përfunduan pa nënshkruar asnjë marrëveshje të rëndësishme të......


