“Transformim tërësor arsimit dhe shëndetësisë” - Berisha shpjegon programin e PD-ASHM në takim me studentët e mjekësisë
“Projekti ynë i Shqipërisë Madhështore parashikon një transformim tërësor të arsimit dhe të shëndetësisë”. Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me studentët e mjekësisë.
Së pari, ne do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë, do dyfishojmë buxhetin për arsimin. Së dyti, nuk do ketë mjek apo infermier në spitale në qoftë se nuk i paguan ata shumë, shumë mirë. …… Kështu që ne zotohemi të dyfishojmë rrogat për mjekët dhe infermierët. Do vendosim një rrogë minimale 1500 euro për mësuesit me qëllimin që ata të ndjehen në funksion të misionit të madh që kanë. Do të hapim detyrimisht një fakultet tjetër mjekësie. Nuk përballohen. Kanë ikur në vit 1 mijë, imagjinoni ju kur të dalin në pension këta të këtij viti. Ne shkojmë drejt një shterrimi të frikshëm të personelit mjekësor.
Berisha u shpreh se me përparësi absolute do të hapet një fakultet i dytë mjekësor.
Pa një shërbim shëndetësor dinjitoz nuk mund të ketë Shqipëri Madhështore. E kam theksuar dhe e theksoj sot para jush, lista e barnave të rimburueshme do jetë identike me republikën italiane në mënyrë që këta njerëz në nevojë të paktën të mjekohen pa probleme të mëdha financiare, dhe të mjekohen me ilaçe cilësore pasi në Shqipëri nuk do shitet asnjë ilaç që nuk qarkullon në dy vende të BE. Ne e kishim këtë rregull sepse ne nuk kishim laboratoret e njëjta me SHBA dhe BE për të bërë analizat e cilësisë, e efikasitetit, etj.
Në këtë mënyrë, sipas Berishës, garantohet cilësia e ilaçeve, me listën e rimbursimit duke u bërë të përballueshme për të gjithë.
Sondazh

Kontratat publike, përjashtohen 20 operatorë - APP: 50% e tyre paraqitën të dhëna të rreme në tenderë
20 operatorë ekonomikë u përjashtuan nga e drejta për të fituar kontrata publike gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave nga Agjencia e Prokurimit Publik, 10 prej......

Trump “mbron” të pasurit - Refuzon të rrisë taksat për milionerët, për të parandaluar eksodin e tyre
Presidenti Donald Trump tha se nuk dëshiron të rrisë taksat për të pasurit sepse ka frikë se ata do të largohen nga vendi. Kur një gazetar e pyeti Trumpin......

Bashkimi Europian do të reformojë përsëri Frontex në vitin 2026!
Komisioni Europian do të propozojë legjislacion të ri në vitin 2026 për të reformuar Frontex-in, agjencinë kufitare të BE-së, me qëllim forcimin e pranisë,......

Prodhimi i energjisë nga era - Dy centrale me fuqi totale 148.5 MW morën miratime për t’u lidhur me rrjetin elektrik
Energjia e erës mbetet ende e pashfrytëzuar në vendin tonë, teksa të dhënat për vitin 2024 tregojnë se 2 projekte me fuqi totale 148.5 MW kanë marrë opinion......

Gjermania, pranë recesionit? - Bundesbank paralajmëron për rrezikun e ndikimit të tarifave
Ekonomia gjermane mund të vuajë nga një "recesion i lehtë" në vitin 2025, tha Presidenti i Bundesbank, Joachim Nagel, duke u tkurrur në të tretin vit radhazi......

Çfarë përmban paketa e “Paqes Fiskale”? - Tatimet nisin punën, futet në “lojë” Inteligjenca Artificiale
Administrata tatimore ka filluar punën për vlerësimin e implementimit të ashtuquajturës paketa e “paqes fiskale” . Por çfarë është paketa e “paqes......

Sekuestrohen dhe konfiskohen 65.5 mln euro pasuri - Nga pronat, kuotat tregtare dhe deri tek kriptovalutat
Në vijim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Posaçme ka arritur të sekuestrojë dhe të konfiskojë gjatë vitit 2024 një......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas një jave negative dhe vazhdimisht në rënie e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë......