'Transformim epokal i sektorit energjitik që prej 2013’ - Rama: Ulja e parë në 35 vjet e çmimit për konsumatorët familjarë
Kjo është ulja e parë e tarifës së energjisë në 35 vitet e fundit, prej së cilës përfitojnë 1 milion konsumatorë. Ky është mesazhi që ka përcjellë Kryeministri Rama me një video në rrjetet e tij sociale.
Në material shfaqen pamje të radhëve për pagesat e energjisë elektrike para vitit 2013.
Rama shkruan se Shqipëria ishte një vrimë e zezë në mes të Europës me vjedhjet katastrofike në energji. Më tej thekson se kjo është ulja e parë e çmimit të energjisë elektrike në 35 vjet.
'MIRËMËNGJES
dhe me këtë videokartolinë të transformimit epokal në sektorin energjitik prej vitit 2013, kur Shqipëria ishte vrimë e zezë në mes të Europës me vjedhjet e humbjet katastrofike të energjisë, radhët e gjata të gjysmës së popullit për të paguar faturat edhe për gjysmën që s’paguante, lëvizjet skandaloze të çmimit e zhurmat e gjeneratorëve nëpër rrugë, e deri sot kur jemi prodhuesit më të mëdhenj të energjisë diellore në rajon, kemi shërbime të digjitalizuara e një volum investimesh në vazhdim që do të na japin pavarësinë e plotë energjetike brenda mandatit të katërt, ndërkohë që kemi vendosur uljen e parë në 35 vjet të çmimit për konsumatorët familjarë, nga e cila përfitojnë mbi 1 milionë abonentë, ju uroj një ditë të mbarë', shkruan Rama.
Çmimi i ri i energjisë elektrike me 8.5 lekë për kilovat për konsumatorët familjarë që harxhojnë deri në 700 kë u prezantua dje pas vendimit të ERE.
Kryeministri Rama në një konferencë nga OSHEE tha se kjo u mundësua falë performancës së mirë të kompanive publike të energjetikës.
Sondazh

Pensionet me Italinë, miratohet projektligji nga Dhoma e Deputetëve
Projektligji C.1916, për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë, është miratuar sot nga Dhoma e Deputetëve. Ky hap është rezultat i......

Çmimi i energjisë, Rama: Ulja e vetme në Europë, nuk është elektorale
Komenteve në rrjtete sociale, Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur nëpërmjet një videoje në këto platforma, ku shpjegon arsyen e uljes së çmimit të......

Blerja e automjeteve, në diskutim rregulla të reja importi-Progni: Preferohen makinat e prodhuara pas vitit 2009
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur diskutimin për të mos lejuar importin e automjeteve më të vjetra se Euro 5. Këtë e ka......

Vota e diasporës në zgjedhjet e majit - Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët që jetojnë jashtë vendit
Teksa shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, koha e pajisjes me dokumente identifikimi......

Ministri Hoxha inspektim tek IdentiTek/Risitë e procesit.- Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente për diasporën
Koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të përgjysmohet. Kjo u konfirmua nga Administratorja e......

Tregjet botërore, të brishta ndaj tarifave të Trump - Kina, Evropa dhe Kanadaja, në rrezik nga politikat tregtare të SHBA-së
Nga Kina në Evropë, duke përfshirë Kanadanë e Meksikën, tregjet botërore po ndiejnë rrezikun e premtimit të Donald Trump për të rritur tarifat kur ai të......

Sa e sigurojnë shqiptarët pronën nga zjarri? - AMF: Në 9 muaj, numri i kontratave u rrit me 2%
Primet e sigurimit vullnetar gjatë periudhës janar-nëntor 2024 arritën në rreth 8,5 miliardë lekë, 6.69% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit......

“Fragmentimi i tregjeve financiare dëmton Evropën” - Komisionerja e BE-së synon unifikimin e sistemit për të rritur konkurrencën
Industria financiare e Bashkimit Evropian përballet me barra të barabarta me një tarifë 110% për shkak të fragmentimit të tregjeve të bllokut për shërbimet......