Transforimi digjital i Lufrës, për një industri shqiptare, me standarde europiane

“Të kemi një markë shqiptare që të mos jetë vetëm e jona, por e gjithë industrisë, që ta eksportojmë në të gjithë Europën.” Ky është vizioni i artikuluar nga CEO i Lufra, Luis Ndreka, një deklaratë që shkon përtej ambicies së një kompanie të vetme dhe synon të pozicionojë Shqipërinë si një standard të ri në industrinë e bulmetit. Prej më shumë se tre dekadash në treg, rrugëtimi i Lufrës reflekton jo vetëm trasformimin e plotë digjital të kompanisë, sipas kërkesave që kërkon koha, por edhe modernizimin e fermave e të industrisë së qumështit në vend, sipas strandarteve europiane.
Në një episod special të podcastit “Think Big”, drejtuar nga Gert Boshnjaku, ekipi ishte në zinxhirin e operacioneve të Lufrës në Lushnjë, duke ndjekur gjithë procesin e digjitalizuar, që nis shumë më herët, në ferma, derisa mbërrin tek fabrika.
Duke shpjeguar “rrugën e qumështit”, bashkëpunimin me rreth 140 ferma, nga më të voglat e deri tek të mëdhatë, që kanë deri në 1000 krerë lopë, Ndreka theksoi kujdesin dhe protokollet e larta të kontrollit të sigurisë e higjenës, që nisin nga ushqimi i kafshëve, procesi i mjeljes, analizat e detajuara të qumështit për respektimin e parametrave, e që vijojnë në çdo hallkë të prodhimit deri sa produkti shkon në treg.
Për t’i përmirësuar e strandartizuar këto procese, Lufra ka investuar ndër vite për teknologjinë e avancuar por edhe për trajnimin e punonjësve e fermerëve, duke ndërtuar një ekosistem të tërë cilësie, që garanton produktin final.
“Vitet e para, prindërit e mi, kur e nisën këtë biznes, nuk kanë pasur këtë teknologji të zhvilluar, megjithatë kanë patur baza shumë të forta në mënyrën se si do duhej punuar. Kanë pasur gjithmonë si prioritet kryesor cilësinë. Duhej të kishin një produkt cilësor që të hynin fuqishëm në treg edhe të qëndronin afatgjatë në treg. Çdo investim, edhe në teknologji, ka ardhur në vazhdën e këtij prioriteti”.
Automatizimi i proceseve prodhuese në Lufra ka ardhur si nevojë për konsistencë dhe kontroll. “Duke pasur cilësinë në fokus zgjedhja jonë ka shkuar drejt markave më të njohura, ndaj sot kemi në fabrikë makineritë me markat më të mira ndërkombëtare. Teknologjia është një ndër elementët kryesorë në garantimin e cilësisë dhe të sigurisë së produktin. Ul marzhin e gabimit njerëzor. Në momentin që ti këtë punë mund ta automatizosh në një proces teknologjik, ajo të jep konsistencë. Dhe me këtë parim rritet garancia në mënyrë shumë eksponenciale.” – thotë ai.
Megjithatë, siç thekson CEO, teknologjia nuk mjafton nëse nuk shoqërohet me njerëz të trajnuar dhe protokolle të forta. “Pavarësisht investimeve në tekonologji që mund të bësh, nëse nuk ke njerëz të trajnuar mirë dhe protokolle shumë të forta, nuk arrihet cilësia, të cilën ne e kemi prioritet. Duhen bërë analiza në çdo hap, në çdo proces kyç, jo thjesht në produktin përfundimtar, që të parandalohet problemi.”- tha ai.
Në një kohë kur shumë biznese përballen me sfida në burimet njerëzore, Lufra ndjek një model ndryshe: investim afatgjatë në trajnim, përmirësim të kushteve të punës dhe motivim të vazhdueshëm. Rezultati është një kulturë organizative që nuk varet nga tregu i punës, por ndërtohet nga brenda.“Ne nuk jemi nga ato biznese që “vuajnë” për njerëzit sot. Kjo ndoshta vjen për shkak të punës së mirë që kemi bërë ndër vite, me trajnime e përmirësimeve të vazhdueshme të kushteve të punës, dhe ç’është me e rëndëishmja motivimit.”- thekson Ndreka.
Pra çelësi i suksesit është gërshetimi i tekenologjisë me burimet njerëzore, të specializuar për çdo hallkë të procesit. “Ne e kemi kuptuar që në krye të herës se nuk mund të ndalosh ndryshimin që sjell koha apo teknologjia, por ta përqasësh e të mendosh se si të përfitosh sa më parë nga mundësitë e mëdha që teknologjia ofron. Gjithnjë jemi munduar të jemi avangardë, të avancojmë. Teknologjia na ndihmon për të përmbushur dy qëllime: për të ulur kostot dhe për të mbajtur standardin e cilësisë sa më lart. Sot flitet për AI, data, digjitalizim dhe ne jemi munduar ta inkorporojmë në secilën hallkë të së ashtuquajturës “rrugë e qumështit” e cila është kthyer në digjitale.”- sqaron Ndreka.
Trasformimi digjital i Lufrës ka ndodhur dhe ka shenjuar sukseset e para në industrinë e qumëshit. Por Lufra ka një tjetër objektiv strategjik: krijimin e një marke që të përfaqësojë jo vetëm një kompani, por një industri të tërë. Nga “Made in Albania” si origjinë, drejt “Made in Albania” si standard. Dhe nëse vizioni realizohet, Lufra nuk do të jetë vetëm një histori suksesi, por një model për mënyrën se si një industri shqiptare mund të rritet, të standardizohet dhe të eksportohet me krenari në Europë.

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë. Importe në nivele rekord në shkurt
Importet e zarzavateve në Shqipëri vijojnë të mbeten në nivele të larta, duke reflektuar një varësi të qëndrueshme nga tregjet e huaja për furnizimin me......
Pse u rritën çmimet e produkteve bujqësore? - Tregtarët “fajësojnë” naftën, por thonë se prodhimi vendas do ulë çmimet
Gjatë ditëve të fundit është vënë re rritja e çmimeve të fruta-perimeve, veçanërisht të disa prej tyre të cilat konsiderohen të rëndësishme në tryezën e......
A paguajnë më shumë të huajt për prona në Shqipëri? Investropa: Shpesh çmimi mund të rritet deri në 10%
Të huajt po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë dhe Real Estate një......
Buxheti për hekurudhat, realizim 91% - Raporti / Financimi i huaj shkoi për Tiranë-Durrës-Rinas dhe Rrogozhinë-Pogradec
Programi buxhetor “Transporti Hekurudhor” për vitin 2025 paraqet një nivel të lartë realizimi, duke reflektuar përparim në zbatimin e projekteve në këtë......
Tirana kryeson për ankesat në prokurime publike - KPP: 11.2 milionë lekë do të arkëtohen në buxhetin e shtetit
Gjatë muajit shkurt, pranë Komisioni i Prokurimit Publik janë depozituar gjithsej 68 ankesa për procedurat e tenderimit, duke reflektuar vijimësinë e......
Evropa, në "shënjestër" të krizës pas Azisë - Shoku energjetik/ Çfarë sjell mbyllja e Ngushticës së Hormuzit?
Kriza e naftës që po prek Azinë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme paralajmëron kohë të vështira edhe për Evropën, me ekonomitë e vendeve në Kontinentin......
KESH importoi energji gjatë gjithë vitit 2025 - Fatura për blerje arriti 272.2 mln euro. Nga shitja u gjeneruan 6.7 mln euro
Fatura totale për blerje energjie arriti në 272.2 mln euro me TVSH, në vitin 2025 sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë. Në total, gjatë gjithë......
Për çfarë ankohen më shumë bizneset? - 298 ankesa u depozituan në një vit pranë Avokatit të Tatimpagueseve
298 ankesa janë depozituar pranë Avokatit të Tatimpaguesit gjatë vitit 2025 në rrugë elektronike dhe zyrtare. Referuar raportit vjetor të këtij institucioni,......


