Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale: Shqipëria e Kosova njohje reciproke!
Në kuadër të ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka miratuar vendimin nr. 1 datë 30.4.2025 “Për përcaktimin e shteteve që sigurojnë një nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale”.
Në vendimin e Komisionerit përcaktohet lista e shteteve të sigurta për transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që zbatojnë Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR), shtetet anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane, të cilat në bazë të Marrëveshjes së EEA3 zbatojnë po ashtu GDPR, palët e Konventës 108 të Këshillit të Evropës, etj.
Gjithashtu, në këtë akt është reflektuar edhe njohja reciproke mes Shqipërisë dhe Kosovës për të drejtën për transferimin e të dhënave personale si shtete me nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave. Kjo është realizuar me vendimin nr. 7, datë 29.4.2025, të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe vendimin nr. 21 të Komisioneres së Agjencisë për Informim dhe Privatësi së Kosovës.
Njohja reciproke mes Shqipërisë dhe Kosovës për transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale sjell një sërë lehtësirash të rëndësishme për kontrolluesit e të dy shteteve. Në këtë kuadër, mundësohet shkëmbim më i shpejtë i të dhënave si dhe rritet efikasiteti në bashkëpunimin ndërkombëtar. Kjo njohje reciproke mbështet zhvillimin e mëtejshëm të tregut dhe shërbimeve digjitale në rajon, duke mundësuar gjithashtu një nivel më të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale dhe të të drejtave të individëve.
Sondazh

Zgjedhja e Merz, dështon raundi i parë i votimit - Lideri konservator nuk arriti të siguronte shumicën në parlamentin gjerman
Lideri konservator gjerman Friedrich Merz nuk arriti të siguronte shumicën parlamentare për t'u bërë kancelar në raundin e parë të votimit. Parlamenti ka 14......

Ritet numri i ndërmarrjeve me 10%/ Kryesojnë bizneset në tregti, serviset e makinave dhe hotelet e restorantet
INSTAT ka publikuar së fundmi të dhëna mbi demografinë e ndërmarrjeve në Shqipëri për periudhën vjetore 2021–2023. Sipas këtyre statistikave, në vitin 2023......

Pagat mesatare në të gjithë Europën: Cilat vende paguajnë më shumë?
Pagat mesatare ndryshojnë shumë në të gjithë Europën. Edhe kostoja e jetesës ndryshon. Pra, cilat vende ofrojnë pagën më të lartë? Dhe si krahasohen pagat......

Transparencë zgjedhore me teknologji të avancuar - Hapet tenderi 35.5 milionë lekë për sistemin e ri të KQZ-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur hapjen e tenderit, për krijimin e një sistemi për indeksimin dhe kërkimin e pamjeve filmike, si dhe shtimi i......

Taksa e pronës, bashkitë “vjelin” 14 milionë euro - 385 mijë ndërtesa në të gjithë vendin paguajnë me vlerën e tregut
Bashkitë po vjelin më shumë të ardhura nga taksa e pasurive të paluajtshme që disponojnë qytetarët shqiptarë. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave,......

291,6 mln euro remitanca në tre muaj - Rriten dërgesat e emigrantëve në Kosovë
Dërgesat e emigrantëve në Kosovë gjatë tre muajve të parë të këtij viti kanë arritur 291,65 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka Qendrore e......

Dobësohen ndjeshëm Euro dhe Paundi – Rikuperon Dollari amerikan!
Dollari amerikan ka rikuperuar disi pikë këtë mëngjes pas një rënieje të vazhdueshme që ka pësuar prej disa kohësh tashmë teksa është blerë sot me 86 lekë......

Grekët nuk “njohin” ditë pushimi - 1/3 e punonjësve punojnë shtatë ditë në javë
Grekët janë kampionët e punës gjatë fundjavave në Evropë. Të dhënat e Eurostat tregojnë se një në tre punonjës grekë (32.3%) punon shtatë ditë në javë, ose......