Transaksionet në sportelet e bankës, me rënie - BSH: U realizuan 4.5% më pak veprime gjatë tremujorit të parë
Shqiptarët kanë kryer më pak veprime përmes arkës në degët fizike të bankave gjatë tremujorit të parë të vitit. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në janar-mars janë regjistruar 863 mijë transaksione cash në arkë, të cilat kapin një vlerë totale prej 361 miliardë lekësh.
Konkretisht, në krahasim me tremujorin e parë të 2024, kemi një rënie me 4.5% të veprimeve përmes arkës dhe me 6.2% në krahasim me 3 muajt e fundit të vitit që lamë pas.
Shumica e transaksioneve cash në arkë kanë qenë depozitime parash dhe një pjesë e vogël tërheqje nga arka. Sipas statistikave zyrtare, shqiptarët kanë depozituar 123 miliardë lekë në arkë gjatë tre muajve të parë të vitit, ndërsa kanë tërhequr 94 miliardë lekë në sportelet fizike. Diferenca midis parave të tërhequra nga bankomatet dhe në sportelet fizike të bankave rezulton të jetë zgjeruar në këtë tremujor, pra edhe më shumë para janë tërhequr nga bankomatet, sesa nga arka fizike e bankës.
Ndërkohë, për sa i përket transaksioneve periodike, si transfertat e kreditimit dhe debitimit, ato rezultojnë të jenë rritur. Shumica e numrit të transfertave të kreditimit kanë qenë pagesa të interesave të depozitave dhe vetëm një numër i vogël janë disbursim kredie. Megjithatë, shuma e pagesave të interesave të depozitave ka qenë më e ulët se disbursimi i kredisë, konkretisht 11 miliardë dhe 24 miliardë lekë.
Edhe nëse i referohemi transfertave të debitimit, shlyerja e kartave të kreditit arriti në 3.9 miliardë lekë, ndërsa shuma e pagesave për këst kredie ishte shumëfish më e lartë, përkatësisht 17 miliardë lekë.
Kjo rënie e veprimeve përmes arkës mund të jetë një tregues i orientimit të qytetarëve për nga transaksionet elektronike, megjithatë kjo mbetet për t'u parë në muajt në vijim nëse tendenca do të vijojë të jetë rënëse ose e njëjtë.
Megjithëse ka rënë numri i transaksioneve në arkë dhe bankat i ofrojnë një pjesë të shërbimeve në aplikacionet ose faqet e tyre online, sërish radha e qytetarëve për të shlyer pagesa në sportelin e arkës pranë degës fizike të bankës vijon të jetë e gjatë, teksa shërbimet në arkë janë më të kërkuarat.

Microsoft, 400 milionë USD në Zvicër - Investimet do të shkojnë për zgjerimin e “IA”, infrastrukturën cloud
Microsoft do të investojë 400 milionë dollarë në Zvicër, me paratë që do të shkojnë për zhvillimin e infrastrukturës së saj cloud dhe inteligjencës......

Sezoni turistik, 1.3 mln euro për pastrimin e Sarandës - Projekti ndahet në dy periudha, mbetjet drejt landfillit Bajkal
Saranda përgatitet për sezonin turistik me kontratë të re për pastrimin e qytetit, me një kosto që kap vlerën e 1.3 milionë eurove për një periudhë......

Drejtorët e Doganave të BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen në 12 qershor në Tiranë
Në 12 qershor 2025 në Tiranë do të zhvillohet Konferenca e Dytë e Nivelit të Lartë e Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe......

Central diellor 38 MW në Kolonjë - Aplikimi i ri pranë MIE, nuk përfiton nga masat mbështetëse
Në vijim të interesit të shtuar të sektorit privat, edhe në fillim të vitit 2025 janë regjistruar disa aplikime të reja për ndërtimin e centraleve......

"BE gati të hapë kapituj të tjerë me Shqipërinë" - Komisionerja Kos: Do të ketë vende të reja anëtare brenda mandatit tim
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, gjatë raportimit të saj në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, deklaroi se......

Investimet e OSHEE, 70-80 mln euro në vit - Karakaçi: Zonat prioritare, synojmë që secili rajon të mbulohet me ndërhyrje
“Investimet në sistemin e shpërndarjes të energjisë elektrike arrijnë në 70-80 mln euro në vit”. Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi iu përgjigj......

Programi “Doganat”, si përfiton Shqipëria? - Zv.Ministri Semani: Forcim i kapaciteteve ndaj mashtrimeve dhe kontrabandës
Doganat e vendeve të Bashkimit Europian dhe Shqipërisë do të konsiderohen si një e vetme. Shqipëria do të vijojë të jetë pjesë e programit të BE-së,......

“Gara” e maturës: Zgjedhje të “lehta”, rezultate të ulëta/ Lëndët me zgjedhje si Gjeografia, Qytetaria dhe Historia “ngelin në klasë”
Rruga nga gjimnazi në universitet kalon përmes provimeve të maturës shtetërore, ku rezultatet në secilën lëndë luajnë një rol vendimtar. Edhe pse lëndët e......