Shqipëria Postuar më 19 Nëntor 2024, 13:09

Transaksionet me sistemin AIPS arrijnë shifër rekord - Vlera e pagesave të kryera u rrit me 13%, ndërsa numri me 10%

Nga Hamit Yzeiraj

Transaksionet me sistemin AIPS arrijnë shifër rekord - Vlera e

Muaji i kaluar regjistroi shifër rekord përsa i përket numrit të transaksioneve me AIPS. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, përsa i përket muajit tetor numri i transaksiove arriti në rreth 31 mijë të tilla, duke u rritur me 10% në krahasim me muajin e kaluar ku pati një rënie të numrit të tyre.

Përsa i përket dhe vlerës së transaksioneve që u regjistrua përgjatë muajit të kaluar, shifra arriti në 482 milionë euro, 63 milionë më shumë se muaji shtator.

Duke shënuar në këtë mënyrë dhe numrin më të larët përgjatë historisë së vet. Në total numri i transaksioneve përgjatë 10 muajve të parë të vitit me AIPS kanë shkuar në 265 mijë, në krahasim me 10-mujorin e vitit të kaluar numri I transaksioneve është rritur mbi dyfishuar.

Për sa I përket dhe vlerës së transaksioneve, totali në periudhën janar-tetor ka arritur në 4.2 miliardë euro, duke kaluar dhe totalin e regjistruar në të gjithë vitin e kalaur megjithëse kanë ngelur dhe 2 muaj para përfundimit të vitit.

Sistemi i pagesave ndërbankare me vlerë të madhe, AIPS, është sistemi shqiptar i shlyerjes bruto të pagesave në kohë reale i Bankës së Shqipërisë që shërben për ekzekutimin e shlyerjes së pagesave me rëndësi sistemike brenda territorit të vendit tonë, në mënyrë të parevokueshme dhe të pakushtëzuar.

Qëllimi i sistemit është të rrisë procesimin dhe shlyerjen e pagesave me vlerë të madhe dhe të transaksioneve të tjera ndërbankare bruto në kohë reale, si dhe eleminimin e riskut sistemik.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat