Trajtimi i varfërisë energjetike - Rritje e investimeve në izolimin e ndërtesave dhe pajisje eficiente për familjet vulnerabël

Programi i Reformave Ekonomike 2026 – 2028 parashikon ndërmarrjen e politikave për adresimin e varfërisë energjetike dhe kujdesin ndaj konsumatorëve vulnerabël.
Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare do të aplikohen disa programe të posaçme për trajtimin e varfërisë energjetike, si rinovimi i ndërtesave, pajisjet eficiente dhe instalimet e vogla të burimeve të ripërtëritshme për ekonomitë familjare vulnerabël.
Këto politika ecin në linjë me kërkesat e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, që pak kohë më parë kërkoi rritjen e investimeve në eficiencën e energjisë, veçanërisht në sektorin e banesave, ku humbjet nga mungesa e izolimit dhe pajisjet e vjetra janë ndër më të lartat në rajon.
Sipas Komunitetit të Energjisë, Shqipëria aktualisht nuk ka një përkufizim zyrtar dhe sistem monitorimi për varfërinë energjetike, ndërsa politikat ekzistuese kufizohen vetëm në skemat e kompensimit financiar për familjet në nevojë.
Por, kjo qasje është e pamjaftueshme dhe nuk trajton problemet, që lidhen me gjendjen e amortizuar të ndërtesave, mungesën e izolimit termik dhe pajisjeve joeficiente që rrisin ndjeshëm faturat e energjisë.
Ndaj, sugjerohej se vendi duhet të krijojë mekanizma të dedikuar për të financuar rikonstruksionin e banesave të amortizuara, të cilat përbëjnë shumicën e stokut rezidencial dhe janë burim kryesor i faturave të larta të energjisë.
Varfëria energjitike kuptohet gjerësisht si paaftësia e familjeve për të mbajtur nivele të përshtatshme të shërbimeve të energjisë me një kosto të përballueshme.
Ndërkohë që, sipas Entit Rregullator të Energjisë ky koncept në Shqipëri lidhet me termin klient në nevojë, teksa ndihma sociale është i vetmi mjet i ndërhyrjes së vazhdueshme përmes buxhetit të shtetit. Sipas të dhënave zyrtare janë rreth 68 mijë familje, që jetojnë me ndihmë ekonomike e që janë më rrezikuarat të bien në varfëri energjetike.
Trump zgjedh Kevin Warsh në krye të FED - Argjendi bie me 28%, dita më e keqe që nga marsi i vitit 1980
Presidenti amerikan, Donald Trump emëroi Kevin Warsh, për të pasuar Jerome Powell në krye të Rezervës Federale, duke i dhënë fund një odiseje të zgjatur që......
OKB, rrezik për kolaps financiar nga tarifat e pashlyera - Sekretari Guterrez: Të respektohen afatet e detyrimeve nga anëtarët
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, bëri me dije se organizata është në rrezik të "kolapsit të afërt financiar", duke përmendur tarifat e......
Cilat janë pikat e dobëta të ndërtimit? - Nga deklarimi i çmimeve nën referencë, tek sipërfaqet e “fshehura”
Administrata tatimore ka bërë një analizë të sektorit të ndërtimit për të nxjerr në pah pikat e dobëta, të cilat do të jenë edhe në qendër të aksionit......
Kanada, Industria e aviacionit nën presionin e SHBA - Presidenti Trump: Tarifë importi 50% dhe decertifikim i avionëve
Presidenti i SHBA Donald Trump nuk do të pranojë certifikimin e avionëve kanadezë, Bombardier Global Express duke kërcënuar kështu me tarifa importi prej 50%......
Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut në 2025 kapërcen mbi 10 miliardë euro, 59.6% e GDP
Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut deri më 31 dhjetor 2025, arriti 10,064,1 milionë euro, që përbën 59,6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Shifrën......
“Nuk do t’ju zhgënjejë kurrë”, Presidenti Trump përzgjedh Kevin Warsh për në krye të FED
Presidenti Donald Trump ka përzgjedhur këtë të premte, ish guvernatorin e FED Kevin Warsh për të drejtuar Rezervën Federale, bankën qendrore të SHBA-së, si......
Luhatje e përgjithshme, çmimet e arit dhe argjendit shënuan rënie të fortë
Në orët e para të tregtimit në SHBA, çmimi i argjendit u ul me rreth 15 për qind, duke zbritur në afërsisht 98.66 dollarë për ons dhe duke rënë sërish nën......
Tregu i sigurimeve në zgjerim, rritja e përgjithshme në vitin 2025 ishte mbi 10 për qind
Në vitin 2025 tregu shqiptar i sigurimeve është zgjeruar me më shumë se 10 për qind. Kjo del nga statistikat e publikuara sot nga Autoritetit të Mbikëqyrjes......


