Trafiku, jo më policë në rrugë - Gati Qendra e Kontrollit, monitorim në 200 km autostradë
Rreth 200 km rrugë kombëtare do të monitorohen me kamera, duke eleminuar qëndrimin e njësive të policisë rrugore si dhe duke rritur sigurinë. Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut është gati për nisjen e funksionimit, teksa aktualisht po kryhet testimi final.
“200 kilometrat e para kanë mbuluar autostradat kryesore të vendit, pra Tiranë -Durrës, Durrës -Rrogozhinë, Rrogozhinë - Fier, Fier- Vlorë dhe të gjitha akset e tjera, të cilat janë akset kryesore, për të vazhduar pastaj me fazën e dytë, dhe synimi ynë është që ne të mbulojmë në fazën finale 3650 kilometra, të cilat janë aset i autoritetit rrugor shqiptar të inventarit”, - tha ministrja e Infrastrukutrës dhe Energjisë Belinda Balluku.
Sipas kryeministrit Edi Rama me ngritjen e kësaj Qendre nis një kapitull i ri në administrimin e territorit dhe të asistencës për qytetarët në të gjitha nivelet.
“Në nivelin e sigurisë rrugore, në nivelin e urgjencës mjekësore, në nivelin e emergjencave civile dhe është një detyrim i madh që do ta shoqërojmë me një reformë, ku të gjitha urgjencat dhe të gjitha thirrjet dhe të gjithë këto drejtime të janë të unifikuara. Kjo është ajo që na duhet, ndërkohë që gjithë kjo qendër moderne e monitorimit do të mbështetet nga sistemi i qyteteve të zgjuar ose Smart City me rrjetin e kamerave inteligjente dhe inteligjencën artificiale që do të bëjnë të mundur që në kohë reale të mblidhet i gjithë informacioni në çdo metër”, - tha Rama.
Qendra do të funksionojë me 122 operatorë dhe do të mundësojë monitorim e rrugëve 24/7 si dhe koordinim mes Policisë Rrugore, Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Emergjencave Civile.
Sondazh

Dëmshpërblimi për aksidentet me mjet të pasiguruar - AMF: Rreth 351 mln lekë në 2024. Janë ulur dëmet pezull nga Fondi i Kompensimit
Në vitin që lamë pas, pagesat nga Fondi i Kompensimit për dëmshpërblimin e një mjeti të siguruar që është përfshirë në një aksident me një mjet të pasiguruar......

Ku u rritën më shumë çmimet dhe qiratë e banesave në 2024 në Europë? – Ja ku renditet Shqipëria!
Rritja e kostos së jetesës është arsyeja kryesore e shqetësimit për qytetarët europianë, sipas një sondazhi të Eurobarometrit të vitit 2024. Zbulimi nuk......

Rritet tregtia e Shqipërisë me vendet e rajonit/ Boom tregtar me Malin e Zi, por na “braktis” Serbia dhe Maqedonia e Veriut
Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave, eksportet dhe importet për muajin mars 2025 me rajonin janë në rritje. Gjatë marsit të vitit......

FMN nuk parashikon recesion global - Por, tensionet tregtare do të reflektojnë rënie ekonomike
Rritja e tensioneve tregtare dhe ndryshimet rrënjësore në sistemin global tregtar do të shkaktojnë rishikime në rënie të parashikimeve ekonomike të Fondit......

“Do të 6-fishojmë subvencionet për çdo fermer” - Berisha: Brenda vitit të parë do të kemi një rritje të madhe të prodhimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takime me bizneset në tregun artizanal të Krujës. Duke folur për sektorin e bujqësisë ai premtoi......

272 kontrolle në muaj për naftën - 13 raste me probleme, në 2024 konsumi u rrit me mbi 59 mijë ton
Produktet energjetike të hedhura për konsum në treg siç është nafta apo gazi natyror kanë qenë në fokus të kontrolleve sa i takon gjurmimit të tyre dhe nëse......

SHBA-Ukrainë, më pranë marrëveshjes - Kievi nënshkruan memorandum mirëkuptimi për mineralet
Ukraina njoftoi se kishte nënshkruar bazën e një marrëveshjeje për mineralet me SHBA-në, megjithëse detajet e paktit ende nuk janë njoftuar. Yulia......

Tenderët, institucionet “shpërndanë” 172 mld lekë - Raporti i APP për 2024: Nga procedurat u kursye 14% e fondit limit të shpallur
Rreth 172 mld lekë është vlera e kontratave për punë, mallra apo shërbime të shpallura fituese gjatë vitit 2024 nga institucionet shtetërore. Agjencia e......