Top 5 zonat me pronat më të shtrenjta e më të lira në Shqipëri/ Sazani, Marina e Durrësit, Gjiri i Lalzit, “vija e artë” e tregut të pronave
Tregu i pronave në Shqipëri vijon të reflektojë zhvillimet e ndryshme urbane, turistike dhe demografike në të gjithë vendin. Të dhënat më të fundit për çmimet referuese tregojnë se disa zona bregdetare dhe urbane janë ndër më të kërkuarat, ndërsa zona të tjera karakterizohen nga çmime më të ulëta për metër katror.
Në krye të listës renditet Sazani, një ishull në jug të Vlorës me vlerë referuese 200,000 lekë për metër katror. E njëjta vlerë është regjistruar edhe në Zonën 13 të Durrësit, në afërsi të portit dhe projektit të njohur “Durrës Marina”.
Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj, pjesë e Zonës 6 në Durrës, rezultojnë ndër zonat më të kërkuara të vijës bregdetare, me çmim referues 140,000 lekë për metër katror. Po kaq është edhe vlera për Zonën 1 në Himarë, e cila ka përjetuar rritje të interesit turistik dhe ndërtimor. Ndërkohë, Zona 1 në Durrës, e pozicionuar pas portit, ka një vlerë prej 124,000 lekë për metër katror.
Në anën tjetër të spektrit, të dhënat tregojnë se çmimet më të ulëta janë të përqendruara në qytete të vogla ose zona më pak të urbanizuara. Fushë-Arrëz ka çmimin më të ulët në nivel kombëtar – 10,500 lekë për metër katror. Pas saj renditet Memaliaj me 17,000 lekë, si dhe Leskoviku, me një vlerë referuese prej 23,800 lekë për metër. Puka dhe Skrapari ndajnë të njëjtin çmim prej 26,000 lekë për metër katror.
Këto çmime referuese shërbejnë si një bazë për vlerësimin e pronave në treg dhe për planifikimet urbanistike. Ato nuk përfaqësojnë çmimet reale të shitjes, por japin një pasqyrë të përgjithshme të vlerës së tokës dhe pronës në çdo zonë të vendit, duke ndihmuar institucionet, qytetarët dhe investitorët në marrjen e vendimeve.
5 zonat më të shtrenjta për pronat në Shqipëri
Sazan (Vlorë) – 200,000 lekë/m²
Zona 13, Durrës (pranë portit) – 200,000 lekë/m²
Zona 6, Durrës (Gjiri i Lalzit – Hamallaj) – 140,000 lekë/m²
Zona 1, Himarë – 140,000 lekë/m²
Zona 1, Durrës (pas Portit) – 124,000 lekë/m²
5 zonat më të lira për pronat në Shqipëri
Fushë-Arrëz (Shkodër) – 10,500 lekë/m²
Memaliaj (Gjirokastër) – 17,000 lekë/m²
Leskovik (Korçë) – 23,800 lekë/m²
Skrapar (Berat) – 26,000 lekë/m²
Pukë (Shkodër) – 26,000 lekë/m²

Hapen aplikimet për drejtor të INSTAT/ Kreut aktual, Elsa Dhuli, i përfundon mandati 5-vjeçar në nëntor 2025
Këshilli i Ministrave ka shpallur thirrjen për të aplikuar për pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave. Drejtori i Përgjithshëm......

“Çdo shqiptar do të sigurojë shtëpinë nga tërmeti”/ Si do llogaritet primi? Rreth 2% e dëmeve do të paguhen nga vetë pronari
Çdo familje do të sigurojë shtëpinë nga tërmeti. Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj që e bën të detyrueshëm sigurimin e......

AAPSK merr pjesë në Workshop-in Rajonal mbi Rikuperimin e Aseteve, organizuar nga UNODC në Tiranë
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në workshop-in dyditor të......

SHBA me plan të ri të inteligjencës artificiale/ Lehtëson rregullat mjedisore dhe zgjeron ndjeshëm eksportet
Administrata Trump publikoi një plan të ri të inteligjencës artificiale që synon të lehtësojë rregullat mjedisore dhe të zgjerojë ndjeshëm eksportet te......

NATO certifikon Autoritetin e Aviacionit Civil/ Vlerësim katërvjeçar për Shqipërinë. Standardet ajrore, të përmbushura
Autoriteti i Aviacionit Civil është njohur zyrtarisht nga NATO për “Vlefshmërinë Ajrore”, duke dëshmuar përmbushjen e standardeve të sigurisë që kërkon......

Skema e investimeve, lidhen 251 kontrata/ Në 4 muaj janë disbursuar fondet për 7 përfitues
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka lidhur 251 kontrata me bizneset në fushën e bujqësisë gjatë 4 mujorit të parë të këtij viti nga të cilat janë......

Qershori, rekord në rimbursimin e TVSH për bizneset/ 6-mujori, sipërmarrjet marrin mbrapsht 111 milionë euro
Në gjysmën e parë të vitit, bizneset kanë marrë mbrapsht rreth 111 milionë euro TVSH të paguar, përmes procedurës së rimbursimit. E ndarë sipas muajve,......

Hidrogjeni i gjelbër është shumë i shtrenjtë/ Shumë kompani po anulojnë projekte dhe shkurtojnë investimet
Zhvilluesit e hidrogjenit të gjelbër po anulojnë projekte dhe shkurtojnë investimet në të gjithë botën, duke rritur mundësinë e një mbështetjeje më të gjatë......