Shqipëria Postuar më 7 Shkurt 2025, 14:34

Tokat bujqësore jo pjellore, gati teknologjitë inovative - Drafti/ Shfrytëzim për të rritur efektivitetin e prodhimit dhe investimet

Nga Elisabeta Dosku

Tokat bujqësore jo pjellore, gati teknologjitë inovative - Drafti/

Qeveria synon të vërë në shfrytëzim tokat bujqësore, të cilat për shkak të cilësive jo të mira dhe kushteve jo të favorshme të terrenit, nuk kanë efektivitet në prodhimtarinë bujqësore dhe kanë mbetur djerrë.

Projektligji i hedhur për konsultim publik, “për mbrojtjen e tokës bujqësore” të ndryshuar, ka për qëllim shfrytëzimin e këtyre tokave nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja duke rritur konkurrencën dhe efektivitetin e prodhimit, si dhe duke krijuar të ardhura.

Konkretisht bëhet fjalë për aplikimin e sistemet inovative si; Akuaponi, Aeroponi dhe Hidroponi, të cilat intensifikojnë prodhimin, duke siguruar rendimente të larta në sipërfaqe të vogla, krahasuar me sistemet tradicionale. Vlerësohet se në rastin e Shqipërisë, këto aplikime janë shumë të rëndësishme nisur dhe nga fakti që kemi pak sipërfaqe toke për frymë. Përdorimi i këtyre teknologjive të reja duke synuar shfrytëzimin dhe vënien në efiçencë e tokave me pjellori të ulët, pritet të sjellë rritjen e investimeve dhe të prodhimit bujqësor.

Konkrtisht, “aeroponia” është teknika e kultivimit të bimëve duke i mbajtur rrënjët e tyre të varura në hapësirë, në të cilën aplikohet periodikisht, ose pa ndërprerje, tretësirë ushqimore në formë pluhuri.

“Akuaponia” është një sistem i integruar bujqësie dhe akuakulture që kombinon rritjen e organizmave ujore (peshq ose kultura të tjera ujore) dhe kultivimin e bimëve në një cikël të mbyllur, ku mbetjet e organizmave ujore përdoren si lëndë ushqyese për bimët, ndërsa bimët ndihmojnë në pastrimin e ujit për organizmat ujore.

“Hidroponia” është teknika e kultivimit të bimëve në tretësirë ujore, e cila mund të përfshijë substrat inorganik (rërë, granil, perlit, lesh guri, gur vullkanik, etj.) ose organik (torfë, lëvoret e drurëve, lëvoret e arrës së kokosit, kashtë orizi, etj.).

Përmes ndryshimeve ligjore, qeveria i hap rrugën edhe ndërtimi të serave/infrastrukturës për sistemet që mbështesin këto teknoligji, në tokat bujqësore.

Sipas draftit, teknologji të tilla, kërkojnë burime të pakta të imputeve (lëndëve ushqyese, pesticideve dhe ujit) si dhe janë miqësore me mjedisin pasi reduktojnë në maksimum humbjet dhe emetimet e CO2.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat