Titujt e qeverisë “humbasin” shkëlqimin?- AMF: Rreth 34.6% më pak transaksione në tregun primar gjatë tremujorit të parë
Më pak individë kanë shfaqur interes për të investuar në bono thesari dhe obligacione gjatë tre muajve të parë të 2025.
Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në tremujorin e parë të 2025 janë kryer në total 2,884 transaksione nga individët në tregun primar të titujve të qeverisë, me një rënie prej rreth 34.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur totali i tyre ishte 4,409. Një ulje e tillë e numrit të transaksioneve është shoqëruar edhe me uljen e volumit të parave të investuara në bono thesari e obligacione të Qeverisë nga qytetarët.
Individët kanë blerë në tregun primar, pra nga blerjet direkte për herë të parë të titujve qeveritarë përmes ankandeve të organizuara nga Banka e Shqipërisë, rreth 9.3 miliardë lekë letra me vlerë të qeverisë. Rënia është 22.7% krahasuar me tre muajt e parë të vitit të kaluar, kur totali i investimeve nga individët ishte 12.1 miliardë lekë.
Nga ana tjetër, vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë të realizuara jashtë Burse për periudhën janar-mars 2025, i cili përfshin shitjen e titujve ndërmjet bankave, fondeve dhe investitorëve të tjerë individualë, pasi janë blerë fillimisht nga Banka e Shqipërisë dhe para përfundimit të afatit të tyre, u dominua në masën 64% nga transaksione në instrumente afatgjatë (obligacione) dhe 36% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari).
Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 76.80% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari. Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, për periudhën janar-mars 2025 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 97% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Bonot e thesarit janë instrumente financiare afatshkurtër me maturim 3, 6 dhe 12 mujor, ndërsa obligacionet janë instrumente me maturitet afatmesëm dhe afatgjatë. Këtë vit u emetuan për herë të parë si testim tregu edhe obligacionet 20 vjeçare.
Për të investuar në bono thesari dhe obligacione, qytetarët mund të marrin pjesë në mënyrë direkte në ankandet e Bankës së Shqipërisë ose të investojnë në mënyrë indirekte përmes fondeve të investimeve, të pensioneve dhe institucioneve të tjera të autorizuara për investim në këto instrumente.
Sondazh

PBB e Eurozonës tejkalon pritshmëritë - Irlanda udhëheq rritjen e bllokut të euros në tremujorin e parë të 2025
Ekonomia e eurozonës u zgjerua me 0.4% në tremujorin e parë të vitit 2025, sipas shifrave paraprake të publikuara nga Eurostat. Rezultati, që shënon......

Britania ndjek shembullin e SHBA-së Përcakton rregullore të re që u hap rrugën kriptovalutave
Britania e Madhe do të krijojë rregullore të detyrueshme për kriptovalutat, njoftoi ministrja e financave Rachel Reeves. Qeveria sinjalizoi se do të......

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore? – Rikuperojnë Dollari, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar një rikuperim të lehtë të vlerës këtë fillim muaji teksa është blerë sot në raport me dje me 86.4 lekë dhe është shitur me......

Centrale diellore në Fier dhe Kolonjë - Qeveria miraton projektet me fuqi 54 MW, 2% të energjisë do ia japin falas shtetit
Qeveria ka miratuar ndërtimin e 2 centraleve diellore në Povelçë të Fierit dhe në Bashkinë e Kolonjës, me kapacitet total të instaluar prej 54 MW. Sipas......

Aeroporti i Vlorës nis testimin - Balluku: Brenda 2 muajsh synohet përmbyllja e certifikimeve
Nga 8 maji do të nisë testimi i Aeroporti Ndërkombëtar të Vlorës dhe brenda 2 muajsh parashikohet të përmbyllet certifikimi i nevojshëm për t’i hapur rrugë......

Individët dhe bizneset po guxojnë më shumë/ Rreth 36 miliardë lekë kredi e re, por bie huamarrja për banesa
Kredia e re që ka dhënë sektori bankar gjatë muajit Mars të këtij viti fiksohet në 36 miliardë lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga "Banka e......

Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme. Kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç
Administrata Tatimore njoftoi fillimin e implementimit të deklaratës së re DIVA 2025, në zbatim të ligjit të Tatimit mbi të Ardhurat. Tatimet bëjnë të ditur......

Punimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës/ Balluku: Do respektohen afatet, fluturimi i parë më 8 maj!
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi sot punimet në kantierin e aeroportit të Vlorës.......