Shqipëria Postuar më 3 Shkurt 2025, 14:02

Titujt e borxhit qeveritar preferohen më pak - Shuma e investimit në tregun primar është ulur me 24%!

Nga Hamit Yzeiraj

Titujt e borxhit qeveritar preferohen më pak - Shuma e investimit në

Kërkesa për të blerë bono thesari ose obligacione, të cilat ndryshe quhen tituj borxhi të emetuar nga Banka e Shqipërisë apo institucionet financiare, po ulet gjithnjë e më shumë.

Sipas të dhënave nga AMF, përgjatë vitit të shkuar shuma e investimeve nga individët në këto dy instrumente financiare është ulur me rreth 24% në krahasim me vitin 2023, duke arritur në vlerën e 28.5 miliardë lekëve.

Bonot e thesarit, të cilat kanë afat maturimi afatshkurtër deri në 1 vit, mbajnë peshën kryesore të kësaj rënieje.

Sipas shifrave të AMF-së, shuma e investimeve në tregun primar është ulur me 23.2%, duke arritur në 22.7 miliardë lekë.

Ndërkohë, vlera e investuar në obligacione, të cilat kanë afat maturimi nga 5 deri në 30 vjet, është ulur me 26%, duke prekur vlerën e 5.8 miliardë lekëve.

Bonot e thesarit mbeten më të preferuara, pasi ndikimi nga normat e interesit është i ulët për shkak të afatit të shkurtër të maturimit.

Nga ana tjetër, obligacionet janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të normave të interesit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat