Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta - Detajet e tre linjave hekurudhore që do të nisin operimin në 2026-ën
Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije detajet në lidhje me projektin hekurudhor Tiranë – Durrës – Rinas në drejtim në gjatësisë dhe kohës që nevojitet për përshkrimin e tre linjave të saj.
Kështu, hekurudha Tiranë – Durrës ka një gjatë prej 37.9 km, ndërkohë që koha e udhëtimit do të jetë rreth 36 minuta. Hekurudha nga Tirana në aeroportin e Rinasit do të ketë gjatë 15.4 km, që do të përshkruhen për rreth 20 minuta, ndërkohë që Durrës – Rinas ka një gjatë prej 32.6 km dhe koha e udhëtimit përllogaritet në 28 minuta.
Rehabilitimi i linjës ekzistuese Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i një degëzimi të ri hekurudhor drejt aeroportit të Rinasit është një nga projektet më të avancuar, që synojnë të ringjallin transportin me tren në Shqipëri.
Në këtë kuadër po zhvillohen edhe propozimet për të dhënë një kontratë shërbimi publik, që do të parashikojë operimin e trenave të pasagjerëve. Po ashtu, operatori i zgjedhur do të furnizojë dhe ndoshta do të mirëmbajë trena të rinj, të dorës së dytë ose të marrë me qira, dhe gjithashtu mund të kërkohet të mbledhë tarifat.
Tenderimi pritet të fillojë në tremujorin e tretë të vitit 2025 për operacionet që do të fillojnë në tremujorin e tretë të vitit 2026, pikërisht me projektin e sipërpërmendur, ndërsa më pas synohet zgjerimi i shërbimeve në linjën Vorë – Hani i Hotit dhe Durrës – Pogradec.
Operacionet e pasagjerëve vlerësohen në 1.1 milion tren-km në vitin 2026, duke u rritur me zgjerime të ardhshme në rreth 4 milion tren-km në vitin 2036.

Shqipëria dhe Ukraina forcojnë bashkëpunimin për menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara!
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e Republikës së Shqipërisë (AAPSK) dhe Agjencia Kombëtare e Ukrainës për Gjetjen,......

Bizneset po “largohen” nga kreditimi? Rreth 77% e huasë së re u shpërnda për Tregtinë, Ndërtimin dhe Industrinë
Në muajin Prill të këtij viti huatë e reja të dhëna në total vlerësohen në 32.9 miliardë lekë, me një rënie prej 3.8%, krahasuar me të njetën periudhë të një......

Besimi në BE, në nivelin më të lartë në 18 vjet - Por, rritet frika për pasigurinë ekonomike në Evropë
Më shumë se gjysma e evropianëve, 52%, kanë tendencën t'i besojnë Komisionit Evropian dhe BE-së, rezultati më i lartë që nga viti 2007, sipas barometrit më......

Shqipëria fuqizon sigurinë ndaj sulmeve kibernetike - Strategjia/ Aplikim i teknologjive të avancuara, nga AI tek superkompjuterat
Në një kohë kur teknologjia po zhvillohet me ritme të shpejta dhe po implementohet në çdo fushë, edhe rreziqet e sigurisë kibernetike me të cilat përballet......

Nga një objekt sportiv, në qendër rajonale - Transformim me standarde ndërkombëtare për pallatin e sportit në Korçë
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit me objekt investime për transformimin e aseteve publike, me potencial zhvillimi në modele të......

Plani i BE-së për të taksuar cigaret elektronike - Italia, Greqia dhe Rumania shprehen kundër
Shumica e shteteve anëtare të BE-së i bënë thirrje Komisionit Europian të rifusë në agjendë një plan për të taksuar cigaret elektronike dhe rritur normat......

Tarifat e Trump do të mbeten në fuqi - Gjykata e apelit anulon pezullimin
Një gjykatë federale apeli rivendosi në fuqi përkohësisht tarifat më të gjera të Presidentit Donald Trump të enjten, një ditë pasi një gjykatë tregtare......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas rritje të lehtë por të vazhdueshme gjatë kësaj jave e ka mbyllur javën në rënie në raport me ditën e djeshme duke u blerë këtë mëngjes......