Shqipëria Postuar më 9 Shtator 2025, 19:49

Tiranë, Këshilli Bashkiak shton edhe 78 kredi të buta për strehim

Nga SCAN TV

Tiranë, Këshilli Bashkiak shton edhe 78 kredi të buta për

Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e tij të fundit miratoi shtimi i numrit të familjeve që përfitojnë nga programi i subvencionimit të interesave të kredisë. Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, bëri të ditur se pas ankimeve administrative janë përfshirë edhe 78 familje të tjera, të cilat tashmë përfitojnë kredi të buta për strehim. “Projektvendimi vjen si akti i radhës i rëndësishëm në funksion të zbatimit të angazhimeve tona për rikuperimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe garantimit të strehimit të qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Projektvendimi është hartuar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi dhe ka kaluar në mënyrë të strukturuar nëpër të gjitha hallkat e procesit institucional, duke filluar nga shqyrtimi i aplikimeve, verifikimi i dokumentacionit dhe analizimi i rasteve me vendime gjyqësore apo ndryshime të kushteve teknike në terren”, u shpreh Ristani.

Në mbledhje u miratua edhe projektvendimi për subvencionimin e qirasë për disa familje në nevojë që nuk mund të përballojnë tregun e lirë. Këshilli Bashkiak miratoi dhe Planin Social 2025–2027 për Bashkinë Tiranë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat