Tiranë-Durrës, korsitë e reja hapen këtë muaj - Aksi kthesa e Kamzës-mbikalimi i Rinasit, Noni: Presim përmirësim të trafikut

“Korsitë e reja të autostradës Tiranë – Durrës, në segmentin që nis pas kthesës së Kamzës dhe përfundon te mbikalimi i Rinasit parashkohet të hapen për qarkullimin e automjeteve brenda muajit janar”. Gjithçka u bë me dije nga përgjegjësi i Manaxhimit të Kontratave, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar Gëzim Noni, i cili ishte i ftuar në emisionin “Inside News”, në TV SCAN.
“Si kontrata pritet të hapen për qarkullim të lirshëm të automjeteve shumë shpejt, pavarësisht se njëra prej tyre e ka afatin deri në maj të këtij viti që sapo ka filluar dhe tjetra e ka në shtator të këtij viti. Por, për qarkullimin do të jenë të hapura shumë më përpara. Kuptohet duke bërë pjesën tjetër të përfundimit të punimeve, që nuk lidhen me trafikun. Nuk dua t’ju rrit pritshmëritë njerëzve, pasi janë sensitivë te kjo, por ne pretendojmë që brenda muajit që jemi të ndodhë kjo gjë. Sigurisht që do të varet shumë nga koha sepse një mot i ftohtë nuk e favorizon shtresën e asfaltit të fundit që ka ngelur sepse duke qenë me një trashësi relativisht të vogël është e ndjeshme ndaj temperaturave dhe lagështirës nëse do të kemi”, - tha Noni.
Noni foli edhe për fazën e tretë të punimeve, që përfshin ndërtimin e nyjes që lidh rrugën e Laknasit me autostradën e zgjeruar, një zonë e karakterizuar nga zhvillim i lartë industrial dhe urban.
“Aktualisht që po flasim ka hyrë në zbatim edhe faza e tretë e këtij segmenti, i cili ka një pjesë të punimeve që duhet të përfshiheshin tek 2 të parat dhe vazhdimin deri tek ura e Limuthit, që shkon më tutje se dy lotet e para. Kontrata e tretë është nënshkruar gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2025 kështu që është në fillimet e veta, por që shpresojmë që brenda vitit që jemi do të kemi rezultate konkrete të saj”, - u shpreh Noni.
Ndërkaq, hapja për qarkullim e segmentit nga kthesa e Kamzës, deri në mbikalimin e Rinasit pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, që në këtë zonë është tejet problematik.
“Në këtë drejtim presim shumë sepse është pjesa që është dalja kryesore e Tiranës në drejtim të veriut dhe veriperëndimit. Dalja e saj korrespondon me degëzimin e Rinasit, korrespondon me lidhjen e autostradës Thumanë – Kashar, një aks shumë i rëndësishëm i vënë në qarkullim kohët e fundit, vazhdimin për në Durrës dhe këtu bëhet një ndarje e trafikut, që del nga Tirana, që degëzohet të paktën në tre drejtime”, - tha Noni.
Pas përfundimit, autostrada do të ketë 8 korsi në total, nga 4 në secilin drejtim, ndërsa shpejtësia e lejuar do të variojë nga 90 -140 km në orë.
“Tavan” për interesat e kartave të kreditit - Trump kërkon nga bankat të mos aplikojnë interesa mbi 10%
Presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri thirrje bankave në SHBA që të vendosin një tavan 1-vjeçar për normat e interesit të kartave të kreditit në 10% duke......
Zbulohet magazina me veshje kontrabandë - Produktet stampoheshin me logo false. Arrestohet një shtetas turk. Tjetri, në kërkim
Si rezultat i administrimit të informacionit të siguruar se në Kamëz, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të......
Qytetarët mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, kudo në Shqipëri
Me udhëzimin e ri, për të gjitha riaplikimet për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, (standarde ose të përshpejtuara), procedura mund të kryhet pranë......
Kosova, mbi 1 mld euro fonde të munguara - Kriza politike në 2025 penalizoi buxhetin, bizneset dhe qytetarët
Kriza politike që përfshiu Kosovën gjatë vitit 2025 ka penalizuar buxhetin e shtetit, përveç pasojave që ka shkaktuar për familjet dhe bizneset. Qeveria e......
Probleme në disa akse rrugore - ARRSH: Kontraktorët, në terren për të bërë pastrimin
Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë rënie gurësh, inertesh dhe prezencë uji në trup të rrugës. Sipas......
“Investoni në industrinë energjetike të Venezuelës” - Presidenti Trump, thirrje gjigantëve amerikanë të naftës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua në Shtëpinë e Bardhë me drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të naftës në botë për të diskutuar për......
Bullgarët, të ndarë për euron si monedhë zyrtare - Nga 1 shkurti do të bëhet monedha e vetme ligjore
Bullgarët mbeten thellësisht të ndarë mbi miratimin e euros si monedhë zyrtare, mes pasigurive gjeopolitike në rritje në Evropë dhe përshkallëzimit të......
Në dhjetor hapen mbi 1300 biznese të reja - QKB trajton gati 10 mijë aplikime nga subjektet
Dhjetori është mbyllur si një muaj me angazhim të shtuar për Qendrën Kombëtare të Biznesit, e cila gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë pranë bizneseve dhe......


