Shqipëria Postuar më 30 Maj 2025, 13:25

Tirana “zbulon” botën e kriptos - “Balkans Crypto 2025”, organizatori: Frikë nga risitë, por përdorimi po rritet

Nga Hamit Yzeiraj

Tirana “zbulon” botën e kriptos - “Balkans Crypto
“Është koha që paratë të fillojnë të qarkullojnë. Sapo paratë nisin të lëvizin, gjithçka ndryshon – njerëzit pasurohen.”
Kështu shprehet CEO i platformës Bitget gjatë fjalës së tij në konferencën Balkans Crypto 2025.

Edhe pse në vendet e zhvilluara kjo qasje është tashmë e përvetësuar, në Shqipëri investimi në kriptomonedha ndodhet ende në fazat fillestare. Kjo vjen edhe për shkak të edukimit financiar.

David Vojliç, organizator i Balkans Crypto 2025: “Mendoj se veçanërisht në vendet e Ballkanit... Unë jam nga Serbia, kështu që nuk di shumë për situatën në Shqipëri, por e di që vendi ka kaluar përvoja negative me investimin, diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Serbi. Prandaj, sa herë që shfaqen teknologji apo platforma të reja investimi, njerëzit janë natyrshëm të frikësuar për të investuar.”

Megjithatë, David thekson se vitet e fundit shqiptarët kanë filluar ta “përqafojnë” idenë e investimeve në botën digjitale të kriptomonedhave.

“Ne e dimë që njerëzit këtu në Tiranë kanë filluar të përdorin kripto. Ata kanë nevojë vetëm për drejtimin e duhur që t’i bëjnë këto investime më të sigurta dhe më të efektshme për të gjithë.”

Në Shqipëri ende mungon një rregullator i mirëfilltë ligjor për funksionimin e kriptomonedhave, ndërkohë që numri i portofolëve të investimit nga qytetarët përllogaritet në rreth 50 mijë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat