“Tirana Training Center”/ Gonxhja: Trajnime për 400 studentë, fitime të mëdha ekonomike dhe turistike
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte i pranishëm sot në prezantimin e “Tirana Training Center”, një qendër inovative e dedikuar për industrinë kreative në Shqipëri dhe që do vendoset në ambientet e ish-Kinostudios.
Ministri Gonxhja tha se “Tirana Training Center” është një prej projekteve më ambicioze dhe më shpresëdhënëse të habitatit artistik, i dedikuar për të ardhmen e kinematografisë shqiptare.
“Është e qartë se për ne që jemi populli më pro-amerikan në botë, SHBA-të kanë shumë arsye për t’u admiruar, mënyra e jetesës, liria, ndikimi në botë, por mbi të gjitha, ajo botë ku përzihet fantazia, krijimtaria dhe fuqia e pafundme e ëndrrës dhe ndryshimit që prodhon planeti Hollywood”, tha ministri Gonxhja.
Ministri i MEKI-t theksoi se “Tirana Training Center” do të shndërrohet shumë shpejt në katalizatorin e një revolucioni epokal dhe të shumë nevojshëm për industrinë kreative në Shqipëri.
“Sot, përpjekjet shumëvjeçare për rienergjizimin e këtij sektori harmonizohen natyrshëm me prirjet moderne dhe nevojat e tregut, edukimin e hershëm, aftësimin dhe punësimin. Hapja e një qendre kreative nga Catalyst, nën mbikëqyrjen e emrave të famshëm që kanë në kartëvizita e tyre, stemat e HBO, Warner Bross, Disney, Netflix etj në hapësirën e ngritur me kërkesën dhe bekimin e vet Stalinit, 70 vjet më parë në Tiranën dikur të padepërtueshme nga shfaqjet e huaja, është një skenar i denjë për një film që rrëfen se si një boshllëk mund të shndërrohet në një oazin e lirisë, krijimtarisë dhe fuqisë së artit dhe talentit”, u shpreh Gonxhja.
Sipas ministrit, me këtë projekt synohet krijimi i një dege të re të arsimit profesional që lidhet me fushën e filmit dhe ekranit.
“Ky do të jetë një investim i vyer në edukimin e brezave të rinj që do të kontribuojnë në këtë industri sfiduese që duhet të ecë me hapat e kohës. Së dyti, krijojmë një instrument të drejtpërdrejtë që do të lidhë tregun me entuziastët e fushës duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe shkëmbimi të projekteve të përbashkëta rajonale dhe më gjerë. Së treti, ndihmojmë në ndërtimin e një ekosistemi të fortë prodhues dhe mbështetës ku secili që ka dëshirë dhe pasion mund të luajë rol në krijimin projekteve të qëndrueshme dhe invovative.
Së katërti, ky projekt ka potencialin të sjellë përfitime të mëdha ekonomike, sociale dhe kulturore duke e vendosur Shqipërinë në qendër të hartës mesdhetare të industrisë kreative dhe prodhuese”, theksoi ai.
Ai nënvizoi faktin se në këtë qendër inovative do të trajnohen 400 studentë, nga fëmijët te më të rriturit në klasa për aktrim, regji, animacion, kinematografi, muzikë, shkrim skenarësh etj. “Me hapjen e kësaj qendre, hedhim bazat për krijimin e një qendre eventesh që do të pasurojnë kalendarin tonë artistik, nga minifestivalet e filmit dhe kinematografisë e deri te Fame Tour, që do të eksplorojnë peizazhesh unike dhe mundësi shesh xhirimesh në Shqipëri”.
Sipas Gonxhes, industritë kreative gjenerojnë rreth 5% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto në Bashkimin Evropian, mbi tetë milionë vende pune duke qenë ndër sektorët më të mirë paguar. “Filmi “Lord of the rings” , ka gjeneruar rreth 600 milionë dollar në vit në kohën e pikut të tij në Zelandën e Re. “Game of Thrones” ishte gjithashtu një ndihmë e shkëlqyer për Kroacinë, si edhe për vende të tjera si Irlanda e Veriut dhe Islanda ku pati dhjetëra milionë euro përfitime në zona, falë turizmit të bujshëm”, shtoi ai.
Gonxhja theksoi në fund të fjalës së tij, se MEKI është e vendosur që ta mbështes me çdo formë të mundshme këtë model të së ardhmes që duket të jetë e orientuar nga prodhimi, inovacioni dhe industria dhe jo si një sektor që mbijeton vetëm falë mbështetjes së shtetit.
Sondazh

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kalon online edhe 4 shërbime të reja doganore!
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se në bashkëpunim me AKSHI-n ka realizuar me sukses testimet 4 shërbime të reja doganore të cilat do të ofrohen......

Rreth 81.2% e shqiptarëve janë kursimtarë aktivë/ Vrojtimi i BSH: Regjistrojmë normë më të lartë se mesatarja e OECD-së
Nisur nga “Vrojtimi mbi Kulturën Financiare të të Rriturve në Shqipëri”, zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, “Scan Intel” këtë herë është ndalur në......

Shqiptarët, njohës “të shkëlqyer” të produkteve financiare - Vrojtimi i BSH: Megjithatë, i përdorin më pak se vendet e tjera
Shqiptarët kanë njohuri shumë të mira për produktet financiare, qofshin ato produkte bankare, investimesh, apo sigurimesh. Sipas një vrojtimi të realizuar......

Pension social për ata që kanë humbur vitet e punës - Manjani: Përfitojnë të punësuarit në ish ndërmarrjet shtetërore deri 1994 -ën
Të gjithë ata qytetarë që kanë punuar ish-ndërmarrjet shtetërore, institucione shtetërore, në ish-ndërmarrjet apo ish-kooperativat bujqësore deri në vitin......

Kryeministri i Serbisë jep dorëheqjen ndërsa protestat kundër korrupsionit vijojnë të rriten!
Kryeministri populist i Serbisë, Milos Vuçeviç, tha të martën se ai po jep dorëheqjen pas javëve të protestave masive kundër korrupsionit mbi shembjen......

Sigurimet në 2024, sa para paguan shqiptarët? - AMF: Rritje me 7% e vëllimit të primeve në krahasim me 2023
Tregu i sigurimeve ka përjetuar një rritje të fortë në vitin 2024, si për sa i përket volumit të arkëtimeve, ashtu edhe për sa i takon numrit të kontratave......

“Microsoft, në bisedime për të blerë TikTok” - Trump konfirmon negociatat dhe interesin e lartë për aplikacionin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se Microsoft është në bisedime për të blerë platformën TikTok. Kjo është hera e dytë që diskutohet blerja e......

Skemë e re pensionesh, rekomandimi i FMN - “Bonusi është masë e përkohshme, projeksionet janë të rrezikshme për buxhetin”
Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron qeverinë shqiptare që të ndërmarrë një reformë të mirëfilltë në skemën e pensioneve. Referuar raportit të fundit të këtij......