Shqipëria Postuar më 22 Qershor 2026, 11:05

Tirana tërheq turistët edhe nga apartamentet me qira ditore/ Gati 67% e pronave janë aktive pothuajse gjatë gjithë vitit

Nga Scan TV

Tirana tërheq turistët edhe nga apartamentet me qira ditore/ Gati 67%

Tirana po përjeton një zgjerim të fortë të tregut të akomodimeve afatshkurtra, me mijëra apartamente që tashmë janë pjesë e ofertës turistike online. Në këtë treg, Airbnb është padyshim lideri, duke mbajtur rreth 95% të listimeve, ndërsa platformat e tjera kanë një prani shumë më të kufizuar. Dominimi i kësaj platforme tregon ndryshimin e mënyrës se si vizitorët kërkojnë akomodim dhe se si pronarët po i përshtatin pronat e tyre me kërkesën turistike.

Oferta në Tiranë duket se është ndërtuar kryesisht për çifte, udhëtarë individualë dhe qëndrime të shkurtra, pasi pjesën më të madhe të tregut e zënë apartamentet me një dhomë gjumi, të cilat përbëjnë 73% të totalit. Pas tyre vijnë apartamentet me dy dhoma gjumi me 22%, ndërsa pronat më të mëdha mbeten më të rralla.

Mes mijëra apartamenteve që janë futur në garën turistike, Tirana po krijon edhe një treg të vogël luksi. Rreth 2% e listimeve pozicionohen në kategorinë premium, duke iu drejtuar vizitorëve që kërkojnë hapësira më të mëdha dhe standard më të lartë akomodimi.

Një tjetër tregues interesant është fakti se turistët po kërkojnë më shumë privatësi. 89% e listimeve janë banesa të plota, ndërsa dhomat private përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të ofertës. Kjo tregon se modeli i apartamenteve të dedikuara për vizitorë është bërë zgjedhja kryesore në kryeqytet.

Tregu nuk është më vetëm sezonal. Sipas të dhënave për disponueshmërinë, rreth 67% e pronave janë të hapura për rezervime nga 271 deri në 365 ditë të vitit, duke treguar se shumë pronarë synojnë një aktivitet të vazhdueshëm dhe jo vetëm muajt e verës.

Gjatë 12 muajve të fundit, numri i listimeve aktive ka shënuar lëvizje të vazhdueshme. Kjo vjen në një kohë kur Tirana po përballet me një fluks më të madh vizitorësh dhe po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një destinacion urban për turizmin ndërkombëtar.

 

Shqipëria 22 Qershor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht me një rritje relativisht të lehtë të kuotës në raport me javën që lamë pas teksa është blerë mëngjesin e sotëm......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat