Tirana, qendra botërore e sigurimeve - Për herë të parë, Konferenca vjetore e IAIS. Kaçi: Në fokus, qëndrueshmëria e tregut

Po mbahet për herë të parë në Tiranë Konferenca Vjetore e Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), ngjarja më e rëndësishme në fushën e sigurimeve.
Gjatë hapjes së Konferencës, Drejtorja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi u shpreh se fokusi i diskutimeve do të jetë përparimi dhe garantimi i një tregu më të qëndrueshëm të sigurimeve në një kohë fragmentarizimi gjeoekonomik.
“Mirë se erdhët në një vend që po hap kapituj të ri në zhvillimin ekonomik, integrimin evropian, inteligjencën artificiale, turizmin e qëndrueshëm dhe angazhim me komunitetin botëror të sigurimeve. Kjo Konferencë është takimi më madhështor i mbikëqyrësve të sigurimeve dhe palëve të interesuara të industrisë. Pjesëmarrja e gjerë nga e gjithë bota është një moment historik për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Përgjatë dy ditëve të ardhshme mezi presim të fillojmë diskutimet, ndajmë njohuritë dhe të krijojmë lidhje kuptimplota, që do të ndihmojnë në përparimin e qëndrueshmërisë së tregut të sigurimeve, një temë gjithnjë e më shumë e rëndësishme në një botë të pasigurt si kjo e sotmja”, tha Kaçi.
Përfaqësues nga Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve shprehën përshtypjet e tyre më të mira për performancën në rritje të ekonomisë së Shqipërisë.
Përgjatë 2 ditëve do të flitet mbi rëndësinë e bashkëpunimit botëror për të përballuar sfidat urgjente socioekonomike, të tilla si ndikimi i ngjarjeve ekstreme të motit dhe transformimi digjital i përshpejtuar, ndryshimet strukturore në sektorin e sigurimeve të jetës dhe rolin kritik të sigurimeve në forcimin e rezistencës së përgjithshme shoqërore.
Në këtë Konferencë marrin pjesë mbi 500 përfaqësuesve të nivelit të lartë nga autoritetet rregullatore të sigurimeve, nga industria ndërkombëtare e sigurimeve, si dhe nga institucione financiare ndërkombëtare.

Gonzato për hetimet ndaj Ballukut: Nuk mund të dënosh njerëzit përpara se të kenë ndodhur hetimet dhe procedurat gjyqësore
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ndaj......
“Buxheti 2026 financon Shqipërinë në BE” - Kryenegociatorja Dhuka: Ekonomia shqiptare po bëhet gati për tregun evropian
Buxheti i shtetit për vitin 2026 parashikon financime për një sërë masash të cilat synojnë përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin......
Çfarë parashikohet në buxhetin 2026 për mjedisin? Nga ajër më i pastër, te më shumë zona të mbrojtura dhe riciklim efikas
Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një rritje të konsiderueshme të investimeve në sektorin e mjedisit. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 3.1 miliardë lekë......
Flota rrugore shqiptare po modernizohet - DPSHTRR: Janar-Tetor, rreth 83 mijë automjete të reja të regjistruara
Tregu kombëtar i automjeteve po përjeton një zgjerim të dukshëm dhe të qëndrueshëm, duke reflektuar modernizimin e infrastrukturës rrugore si dhe rritjen e......
Italia planifikon masa kundër platformave “online” - Taksë për pakot me vlerë të ulët. Synohet mbështetja e industrisë së modës
Italia planifikon të miratojë një taksë mbi pakot postare me vlerë të ulët që vijnë nga jashtë vendit, si pjesë e masave për të mbrojtur industrinë e modës......
Italia, partneri “besnik” i shkëmbimeve tregtare/ Rreth 27% e tregtisë së jashtme të Shqipërisë zhvillohet me këtë vend
Italia vazhdon të mbajë pozicionin e saj si partneri më i rëndësishëm tregtar i Shqipërisë, sipas të dhënave për periudhën 2005-2025. Tregtia dypalëshe ka......
SHBA i thotë “lamtumirë” monedhës 1 cent - Ndalimi i prodhimit pritet të kursejë 56 milionë dollarë në vit
Kreu i Thesarit në SHBA, Brandon Beach, vizitoi fabrikën e Filadelfias për të mbikëqyrur prodhimin e fundit të monedhës 1 cent, duke mbyllur 232 vite të......
Dobësohet Dollari amerikan – Franga zvicerane forcohet sërish!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të kuotës këtë mëngjes edhe pse me një ndryshim të lehtë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 82.9 lekë dhe duke u......



