Tirana, më e sigurt se Londra dhe Parisi/ Indeksi i Sigurisë e rendit Shqipërinë në nivel të mirë në Ballkan dhe kontinent

Indeksi i sigurisë për vitin 2026 i publikuar nga Numbeo vendos Tiranën në vendin e 74-ët në Europë me 59.9 pikë, duke e klasifikuar kryeqytetin shqiptar në një nivel mesatar sigurie në krahasim me 115 qytetet e përfshira në renditje.
Në një nivel më të afërt me Shqipërinë qëndrojnë disa kryeqytete të rajonit si Beogradi me 62.2 pikë dhe Sofia me 61.4 pikë, të cilat megjithatë mbeten disa vende më lart në renditje. Nga ana tjetër, kryeqyteti shqiptar rezulton më i sigurt se disa qytete të tjera të rajonit, si Sarajeva me 55.9 pikë dhe Shkupi me 54 pikë.
Në pjesën e poshtme të renditjes shfaqen disa nga metropolet më të mëdha europiane, duke përfshirë Parisin me 42.1 pikë, Londrën me 44.7 pikë dhe Brukselin me 44.3 pikë, ndërsa ndër qytetet më pak të sigurta renditen Napoli me 37.8 pikë dhe Birmingham me vetëm 36 pikë. Këto rezultate lidhen shpesh me sfida të mëdha urbane, densitet të lartë popullsie dhe probleme sociale më të theksuara.
Në krye të renditjes dominojnë qartësisht qytetet e Europës Veriore dhe Perëndimore, të cilat vazhdojnë të shfaqin standardet më të larta të sigurisë urbane. Qyeti I Hagës renditet i pari me 78.8 pikë, i ndjekur nga Trondheim dhe Tallinn, ndërsa në top 10 përfshihen edhe qytete si Mynihu , Ljubljana dhe Zurihu. Këto qytete karakterizohen nga nivele shumë të ulëta kriminaliteti, institucione funksionale dhe standard i lartë jetese, faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në perceptimin dhe realitetin e sigurisë.
Në tërësi, të dhënat tregojnë një ndarje të qartë gjeografike, qytetet e Europës Veriore dhe Perëndimore dominojnë për siguri, ndërsa Europa Jugore dhe një pjesë e Ballkanit shfaqin nivele më të ulëta. Brenda këtij konteksti, Tirana pozicionohet si një qytet me siguri mesatare, më mirë se disa kryeqytete të rajonit.Ky pozicion sugjeron se, ndonëse situata e sigurisë në Shqipëri mbetet relativisht e qëndrueshme, ekziston ende hapësirë e konsiderueshme për përmirësim në krahasim me qytetet më të sigurta të Europës.
Riformatohet tregu i pagesave në Shqipëri - Me hyrjen në BE, rregulla të reja për licencimin e institucioneve të pagesave
Me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian pritet të ndryshojnë edhe kushtet që duhet të plotësojnë subjektet për t’u licencuar si institucion......
Kontrolle të befasishme në hotele dhe AirBnB - Plani sektorial i turizmit 2026. Verifikim për punonjësit, pagat dhe xhiron
Të gjitha strukturat që operojnë në sektorin e turizmit do të jenë në shënjestër të planit sektorial 2026 i cili do të zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme......
Peshkun e shesim shtrenjtë, por e konsumojmë të lirë/ Bilanci tregtar, negativ. Ndërsa konsumi rreth 8-9 kg për person në vit
Shqipëria po eksporton gjithnjë e më shumë produkte peshku, por njëkohësisht mbetet e varur nga importet për të furnizuar tregun vendas. Të dhënat më të......
Mbi 1 miliard lekë për arsimin e lartë - Investime për kërkimin, digjitalizimin dhe lidhjen me tregun e punës
Arsimi I lartë në vend pritet të hyjë në një fazë reformimi, ku masat shoqërohen me një plan të detajuar financiar. Sipas planit të veprimit për politikat e......
Ekonomia greke, në "lupën" e Fitch - Cilat janë pikat "kyçe" që do të shqyrtojë agjencia e vlerësimit të kreditit?
Qeveria greke po pret vendimin e Fitch mbi ekonominë e vendit, mes pasigurive të vazhdueshme për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe pasi ka rishikuar......
Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot me valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë sërish pozitivisht duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë......
“Nafta mund të rritet në 125 dollarë për fuçi” - Kreu i FMN paralajmëron rreziqet për ekonominë globale
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se ekonomia globale rrezikon të përballet me një "rezultat shumë më të keq" nëse lufta në Lindjen e......
“Sistemi financiar i Kosovës, i qëndrueshëm” - FMN vlerëson progresin në forcimin e kornizës së stabilitetit financiar
Një raport i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar progresin e rëndësishëm të arritur nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në forcimin e......


