Shqipëria Postuar më 8 Tetor 2025, 13:46

Tirana mban 67% të të gjitha kredive në vend - BSH: Kryeqyteti kryeson, por Elbasani shënon rritjen më të lartë në tremujor

Nga Ledina Elezi

Tirana mban 67% të të gjitha kredive në vend - BSH: Kryeqyteti

Pavarësisht se Tirana mban gjithmonë rekord për sa i përket kredisë dhe kjo për shkak se në kryeqytet është përqendruar shumica e popullsisë, qarku i Elbasanit rezulton të jetë me rritjen më të lartë të kredive të marra në tremujorin e dytë të vitit.

Elbasanllinjtë po kërkojnë gjithnjë e më tepër kredi nga bankat për financimin e konsumit apo blerjen e banesës, duke bërë kështu që huaja të jetë një tjetër zë i shpenzimeve të tyre mujore.

Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, Tirana kryeson huatë për individët me 230 miliardë lekë, por me një rritje prej vetëm 6.1%. Kryeqyteti ndiqet nga Durrësi me 22 miliardë lekë kredi dhe rritje me 5.4% në krahasim me tremujorin e parë, ndërsa në vend të tretë vjen Vlora me 9.9 miliardë lekë dhe 5.4% rritje.

Shuma e kredisë së fierakëve kap një vlerë prej 9.3 miliardë lekësh, duke u rritur me 5.2%, ndërsa në Elbasan ka arritur në 8.8 miliardë lekë me një rritje rekord prej 7.4%.

Rritja e kredisë sipas qarqeve ka ndjekur të njëjtin trend si në 2023, ku Elbasani mbante vendin e parë për ritmet e larta të rritjes nga tremujori i parë në tremujorin e dytë.

Megjithatë, kredia në Tiranë zë më shumë se 67% të totalit të kredive të dhëna në të gjithë vendin.

Po cilat kanë qenë qarqet më pak huamarrëse?

Kreditimi rezulton në nivele të ulëta në Korçë dhe Lezhë, aty ku dhe popullisa është në një numër më të vogël.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat