Tirana “magnet” i bizneseve - Si janë shpërndarë aktivitetet ekonomike në Shqipëri?

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, në Shqipëri, sot numërohen plot 408 mijë e 620 biznese aktive. Një shifër që tregon jo vetëm zgjerimin e sipërmarrjes shqiptare, por edhe energjinë e një ekonomie që po lëviz me ritme të reja.
Sektori që dominon është tregtia, bashkë me riparimin e automjeteve dhe motorçikletave, me 93 mijë e 827 biznese. Nga dyqanet e lagjeve, te qendrat e mëdha tregtare, ky aktivitet mbetet shtylla kryesore e qarkullimit ekonomik në vend.
Pas tij vjen akomodimi dhe shërbimi ushqimor, me 43 mijë e 660 subjekte. Rritja e turizmit, baret dhe restorantet e shumta, hoteleria në zgjerim, të gjitha tregojnë se “mikpritja” po kthehet në një ndër motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik.
Industria përpunuese, me 20 mijë e 626 biznese, vazhdon të jetë shtylla strategjike e prodhimit vendas, ndërsa transporti dhe magazinimi, me 14 mijë e 682 biznese, mbajnë në lëvizje mallrat dhe shërbimet në gjithë territorin.
Ndërtimi, një nga sektorët më të dukshëm të dekadës së fundit, numëron 13 mijë e 300 biznese, duke reflektuar transformimin urban që po përjeton vendi, veçanërisht kryeqyteti.
Dhe pikërisht Tirana mban peshën kryesore të sipërmarrjes në Shqipëri. 182 mijë e 890 biznese janë të regjistruara vetëm në kryeqytet, një numër që e vendos qytetin si epiqendrën ekonomike të vendit. Pas saj renditen Durrësi, me 43 mijë e 276 biznese, dhe Vlora, me 35 mijë e 651, të dy qarqe që po përjetojnë zgjerim të ndjeshëm falë turizmit dhe investimeve.
Kjo është panorama e biznesit shqiptar, një ekonomi që mbështetet nga tregtia, forcohet nga turizmi, ndërtohet nga industria dhe lëviz nga transporti. Një vend që, pavarësisht sfidave, po tregon se sipërmarrja shqiptare është më aktive se kurrë.
“IA po ndihmon rritjen ekonomike globale” - OECD: Investimet në këtë sektor, po kompensojnë tarifat
Rritja e ekonomisë globale po vijon më mirë se sa pritej, pasi një boom investimesh në inteligjencën artificiale ndihmon në kompensimin e një pjese të......
Bonusi i pensionistëve, Ibrahimaj: Në 2 ditë e tërhoqën përfitimin 42 mijë pensionistë
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se në 2 ditët e para të shpërndarjes së......
“Time To Decide Europe 2025”, Rama në forumin e nivelit të lartë në Vjenë
Kryeministri Edi Rama ka qenë njëri nga folësit dhe drejtuesit e paneleve në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”, një forum i nivelit të lartë që......
Ibrahimaj prezanton progresin Shqipërisë në Bruksel për “Smart Specialisation processes”
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e nivelit të lartë të “Smart Specialisation processes in the Ëestern......
Si do të tatohet fitimi nga kriptot? - Dokuzi: Projektligji ndryshon atë aktual prej 15%. Merren parasysh edhe humbjet
Tatimi për fitimin nga investimi në kriptomonedha do të bazohet edhe në sa humbje ke pasur nga ky investim. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka......
“Pabarazi” territoriale mes Tiranës dhe qyteteve të tjera - Hasalla: Zgjidhja, hapje biznesesh larg kryeqytetit
Në Shqipëri po vërehet një ndryshim i madh demografik, i cili po ndikon drejtpërdrejt jo vetëm në jetën sociale të qyteteve, por edhe në ekonominë e vendit.......
Bizneset shqiptare në bujqësi dhe tekstile: drejt tregut të BE - UNIDO dhe qeveria suedeze mbështesin transformimin e gjelbër
Bizneset shqiptare në sektorin e tekstilit, këpucëve dhe bujqësisë përballen me sfida në rritje: kosto në rritje, kërkesa më të rrepta të qëndrueshmërisë......
Investime në rrugë, parkime e ujësjellësa - Buxheti i FSHZH rritet me 17%, 19.74 mld lekë të planifikuara për vitin 2026
Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ketë një buxhet prej 19.74 mld lekë për vitin 2026 apo gati 17% më shumë se një vit më parë. Sipas tabelave që shoqërojnë......





