Tirana, drejt efikasitetit dhe burimeve të rinovueshme - Bashkia hap garën për planin e ri të energjisë dhe klimës

Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e garës për hartimin e planit vendor të veprimit për energjinë dhe klimën.
Referuar dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, në kuadër të angazhimeve strategjike të Bashkisë për një tranzicion të qëndrueshëm energjetik dhe klimatik, qëllimi i planit vendor të veprimit për energjinë dhe klimën është arritja e neutralitetit klimatik në nivel vendor, përmes një plani gjithëpërfshirës që përfshin miratimin e masave të reduktimit të tyre, përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe promovimin e politikave energjetike dhe mjedisore.
Plani i Veprimit për Energjinë dhe Klimën i Bashkisë së Tiranës do të përfshijë një inventar bazë të emetimeve, ku do të përcaktohet niveli i konsumit të energjisë në sektorë të ndryshëm, si: ndërtesat, transporti, ndriçimi rrugor, industria, menaxhimi i mbetjeve dhe bujqësia. Ky inventar do të mundësojë evidentimin e burimeve kryesore të emetimeve të CO₂ dhe do të shërbejë si pikënisje për planifikimin e masave reduktuese. Objektivat kryesorë të planit do të orientohen drejt reduktimit të emetimeve të gazeve me efekt serrë, rritjes së efiçencës së energjisë, zgjerimit të përdorimit të burimeve të rinovueshme dhe forcimit të sigurisë energjetike.
Në fushën e ndërtesave, fokusi do të jetë në rinovimin energjetik të stokut ekzistues, përmirësimin e performancës së tyre energjitike, termoizolimin dhe instalimin e sistemeve fotovoltaike apo të pompave të nxehtësisë.
Në transport, plani do të orientohet drejt uljes së varësisë nga mjetet private dhe promovimit të transportit të pastër përmes zgjerimit të flotës së autobusëve elektrikë, zhvillimit të infrastrukturës së biçikletave dhe digjitalizimit të shërbimeve të parkimit. Në sektorin e ndriçimit rrugor, do të instalohen sistemeve inteligjente të menaxhimit. Në menaxhimin e mbetjeve, masat do të përqendrohen në riciklim.
Ndërkohë, menaxhimi i ujërave dhe gjelbërimi urban do të kenë një rol të rëndësishëm në përballimin e përmbytjeve dhe reduktimin e efektit të “ishullit të nxehtësisë urbane”, përmes programeve të gjelbërimit, pyllëzimit dhe zgjerimit të parqeve. Në sektorin e industrisë, potenciali për reduktimin e konsumit të energjisë elektrike lidhet me aplikimin e burimeve të rinovueshme, kryesisht përmes instalimit të paneleve fotovoltaike, të cilat ulin varësinë nga rrjeti dhe kontribuojnë në eficiencën energjetike të ndërmarrjeve.
Shumica e ndërtesave janë ndërtuar para hyrjes në fuqi të standardeve të performancës energjetike të vitit 2016, duke sjellë humbje të konsiderueshme energjie për ngrohje dhe ftohje. Shkollat, çerdhet, ndërtesat administrative dhe objektet e kulturës përfaqësojnë një sektor publik me potencial të madh për rinovim energjetik dhe instalim të burimeve të rinovueshme.
SHBA furnizon Lindjen e Mesme - Do të eksportojë çipe të avancuara në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara
Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara njoftoi se ka autorizuar eksportin e gjysmëpërçuesve të avancuar të inteligjencës artificiale për dy kompani......
Zgjedhjet “shpëtojnë” pagat e sektorit publik - Shpallja e datës zgjat buxhetin për dy muajt e parë të vitit 2026
Mbajtja e zgjedhjeve më 28 dhjetor e ka shpëtuar sektorin publik nga mungesa e pagave në muajin janar dhe shkurt. Ligji për menaxhimin e financave publike......
Qipro do të furnizojë Evropën me gaz - Presidenti qipriot: Projekti do të fillojë operimet në vitin 2027
Një pjesë e rreth 566 miliardë metrave kub gaz natyror të zbuluar në ujërat e Qipros mund të dërgohet në tregjet evropiane duke nisur nga viti 2027, deklaroi......
AAPSK zhvillon trajnim mbi administrimin e shoqërive tregtare dhe procedurat e QKB-së
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjes së......
KESH zhvillon shitjet e para të energjisë - Siguron rreth 15 mln euro të ardhura, pas miliona euro shpenzime për import
Reshjet e ditëve të fundit janë pasuar me efekte pozitive për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, që ka shitur energji për shkak të përmirësimit të......
Shqipëria e Japonia forcojnë bashkëpunimin ekonomik - Investitorët japonezë rrisin interesin. Në fokus, energjia, ICT dhe turizmi
Këtë të enjte, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, në bashkëpunim me Japan External Trade Organization (JETRO), organizoi Forumin e Biznesit......
Pensioni privat, plotësues i atij shtetëror - Mbi 48 mijë shqiptarë derdhin kontribute. Vetëm 5.8% e atyre në skemën shtetërore
Shqiptarët po ndërgjegjësohen në mënyrë graduale mbi rëndësinë e të kontribuarit për një pension privat. Pensionet private janë një plotës i pensioneve......
“Forcim i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë” - Mision i BE vlerëson përafrimin e kuadrit ligjor të vendit me acquis. Set rekomandimesh
Një mision i veçantë i Komisionit Evropian ka vlerësuar pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, si një parakusht të domosdoshëm për stabilitetin e çmimeve,......





