Shqipëria Postuar më 23 Korrik 2025, 18:05

Tirana Bank shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” - Vlerësohet me çmim nga Euromoney për perfomancën financiare

Nga Ledina Elezi

Tirana Bank shpallet “Banka më e Mirë në

Tirana Bank është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” për vitin 2025 nga Euromoney, një nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare për vlerësimin e performancës dhe inovacionit në industrinë bankare globale.

Ky çmim ndërkombëtar vjen si vlerësim për një vit të suksesshëm në disa dimensione kyçe: performancë financiare të qëndrueshme, rritje mbi mesataren e tregut, avancim të dukshëm në transformimin digjital, si dhe një qasje gjithnjë e më e personalizuar ndaj klientit.

“Ky çmim është një dëshmi e performancës shumë pozitive të bankës, e vizionit tonë inovator, si dhe e strategjisë tonë për zhvillim të qëndrueshëm dhe transformim digjital. Ndërkohë, ne mbetemi të angazhuar për të vijuar për të investuar në teknologji, në njerëz, në eksperiencë me klientin, për t'i paraprirë zhvillimeve të tregut dhe kërkesave të konsumatorëve tanë”, u shpreh Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank.

Tirana Bank shpallet “Banka më e Mirë në

Ky vlerësim nga Euromoney e vendos Tirana Bank mes institucioneve që udhëheqin me vizion, inovacion dhe qëndrueshmëri, duke forcuar më tej rolin e saj si një nga aktorët kryesorë të sistemit bankar në Shqipëri dhe në rajon.

Euromoney Awards for Excellence jepen çdo vit për institucionet që dallohen në performancë, lidership dhe ndikim në zhvillimin ekonomik, ndërsa revista Euromoney mbetet prej dekadash një nga autoritetet më të respektuara në analizën e tregjeve financiare globale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat