Shqipëria Postuar më 6 Mars 2025, 14:27

TikTok në Shqipëri mbyllet për 1 vit - Qeveria miraton vendimin, Manastirliu: Qëllimi është vendosja e filtrave

Nga Hamit Yzeiraj

TikTok në Shqipëri mbyllet për 1 vit - Qeveria miraton vendimin,

Jo më TikTok për të paktën 12 muaj. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin në mbledhjen e fundit dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se ky ndalim do të ndihmojë në vendosjen e filtrave pas kësaj periudhe.

“Kemi marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimit negativ të platformës online TikTok. Ky kufizim aksesi do të zgjasë për një periudhë 12-mujore, kohë e cila do të na lejojë të marrim të gjitha masat e nevojshme.”

Ministrja Manastirliu sqaroi gjithashtu se procesi i bllokimit të rrjetit social ka nisur dhe se ka pasur bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e TikTok në lidhje me këtë vendim.

“Për sa i përket ndërprerjes së aksesit, Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike do të realizojë mbylljen e përkohshme të TikTok-ut brenda disa ditëve ose brenda një jave.”

Ministrja theksoi gjithashtu se qëllimi final është vendosja e rregullave të reja për sigurinë e përdoruesve. Për këtë arsye, qeveria ka nisur tashmë komunikimet me përfaqësuesit e platformës kineze.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat