“Thyerja” e madhe euro-lek në 2024 - Kush humbi më shumë nga zhvlerësimi i monedhës evropiane?
Në vitin 2024 kursi i këmbimit është shoqëruar nga një rënie e thellë e euros dhe një mbiçmim i fortë i lekut. Në muajt e parë të vitit të kaluar, kursi i këmbimit paraqitej disi i qëndrueshëm, por në gjysmën e dytë të vitit filluan të shiheshin shenjat e para të zhvlerësimit të valutave të huaja përkundrejt monedhës vendase.
Sipas statistikave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, në 12 gusht është shënuar thyerja e madhe euro-lek. Për herë të parë, monedha evropiane do të binte poshtë nivelit të 100 lekëve, duke vendosur kështu një realitet të ri në tregun e valutave të huaja.
Megjithëse kursi i këmbimit është shoqëruar me ulje-ngritje të herë pas hershme, që prej gushtit, 1 euro ka vijuar të këmbehet me më pak se 100 lekë. Konkretisht, niveli më i ulët do të regjistrohej në 14 nëntor 2024 ku 1 euro u këmbye me 98.11 lekë.
Rënia e euros ka sjellë pasoja të shumta për ekonominë shqiptare, me bizneset eksportuese që rezultojnë më të dëmtuarat. Të dhënat më të fundit nga INSTAT tregojnë se gjatë periudhës janar-nëntor të vitit të kaluar, eksportet janë ulur me 13,9% krahasuar me një vit më parë, ku vetëm eksporti i tekstileve dhe këpucëve pësoi një rënie me 4,8 pikë përqindje. Eksportet e mallrave në vlerë përgjatë periudhës janar-nëntor ranë me rreth 55.7 miliardë lekë.
Industria fasone, por jo vetëm, ka bërë shpeshherë thirrje që qeveria, apo Banka e Shqipërisë, të marrin masa për të minimizuar humbjet e këtij sektori.
Disa biznese kanë shpallur falimentin, ndërsa disa të tjera për të shmangur dëmin e shkaktuar nga zhvlerësimi i euros, kanë bërë shkurtime në numrin e punonjësve të tyre ose kanë ulur ndjeshëm prodhimin për eksport. Kjo goditje ndaj bizneseve eksportuese vjen pasi këto të fundit i kanë të ardhurat në euro, ndërkohë që pagesat duhet t’i bëjnë në lekë.
Nga ana tjetër, edhe familjet që mbulojnë shpenzimet e jetesës nga paratë që sjellin të afërmit e tyre emigrantë, apo individët që kanë kursime në monedhën evropiane, kanë pasur humbje të konsiderueshme.
Në 9 muaj, dërgesat e emigrantëve kanë shënuar një rekord të ri prej gati 772 milionë eurosh. Të gjitha këto para të konvertuara në lek nuk kanë të njëjtën peshë si më parë.
Ndërkohë, viti 2025 duket se ka nisur me një përmirësim të lehtë. Në krahasim me dy ditët e fundit të muajit dhjetor, ku 1 euro këmbehej me 98.14 lekë dhe 98.15 lekë, në 6 janar, monedha evropiane ka shënuar një rritje të vogël, ku 1 euro është këmbyer me 98.23 lekë.
Sondazh

Industria, detyrime të reja për ndotjen - Monitorimi i shkarkimeve të gazrave me efekt serrë, gjoba 2-4 mln lekë në rast shkeljesh
Operatorët e industrisë së rëndë, të avionëve dhe shoqëritë e transportit detar do të duhet të hartojnë planet e monitorimit të shkarkimeve të gazeve me......

Ndryshon formula e taksave për bashkitë - Kategorizim i ri, transferta e pa kushtëzuar sipas Censit 2023
Qeveria parashikon që gjatë vitit 2025 të ndryshojë i formulën për transfertën e pakushtëzuar financiare të pushtetit vendor si dhe të bëjë kategorizimin e......

Sa para’ mblodhi KPP në 11 muaj të 2024-ës? - Në buxhetin e shtetit u arkëtuan 53.3 milionë lekë nga tarifat e tenderëve
Bazuar në të dhënat e Buletinit të Prokurimeve, në periudhën 11 mujore, janar-nëntor 2024, Komisioni i Prokurimevëe Publike, ka regjistruar në total 1062......

Rregullatori amerikan paralajmëroi bankat për kriptot - Nisja e mandatit të Trump pritet të sjellë ndryshime në rregullore
Një rregullator u kërkoi bankave në SHBA që të ndalonin përdorimin e drejtpërdrejtë të kriptomonedhave, por nuk i urdhëroi ato të ndalonin ofrimin e......

Euro “largon” Shqipërinë nga Kosova?! Importet, “bastun” i shkëmbimeve tregtare në vitin 2024
Vitet e fundit, Shqipëria dhe Kosova kanë njohur një forcim të bashkëpunimit ekonomik përmes marrëveshjeve të nënshkruara. Kosova po kthehet në nje treg......

5 në 6 persona të moshës 100-vjeçare janë gra/ Të ardhurat dhe të jetuarit vetëm, problemet kryesore për të moshuarit
Shqipëria po përballet me efektet e dukshme të moshimit të popullatës, si pasojë e një periudhe tranzicioni të shpejtë demografik. Gjatë dekadës së fundit,......

Italia, 1.5 mld euro për sigurinë e telekomunikimit - Qeveria, pranë marrëveshjes me SpaceX për të siguruar këto shërbime
Italia është në bisedime të avancuara me SpaceX të Elon Musk për një marrëveshje që do të realizojë telekomunikime të sigurta për qeverinë e vendit. Ky do të......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane duket se ka rikuperuar pikë këtë të hënë......