Shqipëria Postuar më 14 Korrik 2025, 14:52

Thirrja e dytë për punë në sektorin e naftës dhe gazit - Balluku: Më shumë inxhinierë të rinj zgjedhin të punojnë në Shqipëri

Nga Hamit Yzeiraj

Thirrja e dytë për punë në sektorin e naftës dhe gazit

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se është hapur thirrja e dytë për praktika pune për të rinjtë që studiojnë në fushën e naftës dhe gazit, për t’u bërë pjesë e kompanisë publike Alpetrol.

“Në vitin 2024, Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me Alpetrol-in, ka ndërmarrë një projekt të ri për të rinjtë dhe vajzat që studiojnë në fushën e naftës dhe gazit. Ky grup, që na u bashkua vetëm një vit më parë, tashmë është bërë pjesë e organizatës së Alpetrol-it.
Sot, në mesin e një klase të formuar, u testuan 45 inxhinierë të rinj, të cilët kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e Alpetrol-it. Kjo praktikë ka rezultuar shumë e suksesshme. Gjatë thirrjes së fundit morëm 95 aplikime dhe përzgjedhëm 55 persona që kaluan fazën e parë të intervistës me gojë dhe tashmë janë në fazën e dytë me shkrim.”

Zonja Balluku theksoi se interesi në rritje i të rinjve për të qëndruar dhe punuar në Shqipëri është një sinjal pozitiv për industrinë e energjisë. Sipas saj, ndër vite, vendi është përballur me mungesë të inxhinierëve të rinj, pasi shumë kanë emigruar drejt Kanadasë apo vendeve të tjera.

Tani, duket se po rikthehet dëshira për të kontribuar në vendin tonë, në kompani strategjike si Alpetrol.

Nga 55 aplikantët që po testohen aktualisht, 25 do të punësohen në Alpetrol, ndërsa pjesa tjetër do të vlerësohet për angazhime në institucione të tjera publike.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat