Themelohet Dhoma e Tregtisë Shqiptaro-Izraelite - Rama: Instrument bashkëpunimi që hap rrugë të reja për të ardhmen

Vizita zyrtare e Kryeministrit Edi Rama në Izrael ka sjellë ndër të tjera edhe themelimin e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Izraelite. Sipas Kryeministrit, ky bashkëpunim do t'i shërbejë shumë vendit në të ardhmen, duke marrë parasysh faktin që Izraeli është një vend tepër i zhvilluar në fushën e teknologjisë, bujqësisë apo sigurisë.
"Në Izrael, ne hodhëm edhe një hap konkret drejt së ardhmes me themelimin e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Izraelite, një instrument i ri bashkëpunimi që hap rrugë të reja për të ardhmen e përbashkët", u shpreh Rama.
Në podkastin e kësaj jave, Rama tha se ftesa për vizitën në Izrael ishte një vlerësim shumë i madh për Shqipërinë, ndërsa nuk la pa përmendur se si shqiptarët kanë ndihmuar popullin hebre, kur këta të fundit kishin më tepër nevojë.
"Fjala ime në Knesset ishte fjala e një populli në fakt, që nuk dorëzoi askënd dikur dhe që sot, nga zemra e Izraelit, mundi të flasë me qartësi për dinjitet njerëzor, për kujtesë paqeje dhe për përgjegjësi në një botë të trazuar, ku feja duhet të jetë melhem dhe jo helm mes popujve dhe në gjirin e popujve", tha Kryeministri.
Dhoma e Tregtisë Shqiptaro-Izraelite pritet të nxisë një bashkëpunim më të madh ekonomik ndërmjet dy vendeve, teksa do të tërheqë edhe më shumë investime.
“Braktiset” sigurimi kufitar i makinës - Më shumë fitim për kompanitë në 2025. Mbulim më i madh dëmesh, por në vlerë të vogël
Në 2025, kompanitë e sigurimit kanë dëmshpërblyer një numër më të madh personash, por në shuma më të vogla se në 2024. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti......
Importet e duhanit, në kulmin historik - Paradoksi: Çmime në rritje, konsum i qëndrueshëm
Sipas INSTAT, në vitin 2024, importet e duhanit arritën në rreth 11.8 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2025 kjo vlerë u rrit në mbi 13 miliardë lekë. Krahasuar......
Çfarë e pengon bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe rajonit? - RCC: Historia dhe politika mbeten pengesat kryesore
Mungesa e besimit e trashëguar nga e kaluara dhe politika nacionaliste mbeten pengesat kryesore për bashkëpunimin ekonomik rajonal, sipas gjetjeve të fundit......
Drejt prodhimit “modest” të bizhuterive - Vlera globale e arit influencon dëshirën konsumatore për kursim
Argjendarët Italianë po ripërpunojnë bizhuteritë, si pasojë e rritjes së vlerës së arit duke i ardhur afër blerësve që i kushtojnë vëmendje çmimeve. Çmimi i......
A është Shqipëria gati për turizëm elitar? - Liçaj: Do të jetë realitet brenda një dekade, duhen investime
Turizmi është kthyer në një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë dhe zhvillimin e vendit, duke u konsoliduar si një nga motorët kryesorë të rritjes......
Trajtimi i varfërisë energjetike - Rritje e investimeve në izolimin e ndërtesave dhe pajisje eficiente për familjet vulnerabël
Programi i Reformave Ekonomike 2026 – 2028 parashikon ndërmarrjen e politikave për adresimin e varfërisë energjetike dhe kujdesin ndaj konsumatorëve......
Trump zgjedh Kevin Warsh në krye të FED - Argjendi bie me 28%, dita më e keqe që nga marsi i vitit 1980
Presidenti amerikan, Donald Trump emëroi Kevin Warsh, për të pasuar Jerome Powell në krye të Rezervës Federale, duke i dhënë fund një odiseje të zgjatur që......
OKB, rrezik për kolaps financiar nga tarifat e pashlyera - Sekretari Guterrez: Të respektohen afatet e detyrimeve nga anëtarët
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, bëri me dije se organizata është në rrezik të "kolapsit të afërt financiar", duke përmendur tarifat e......


