Thellohen masat ndaj ndryshimeve klimatike- Çfarë parashikon projektligji i hartuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit?

Ndryshimet klimatike janë një kërcënim për Shqipërinë që mund të ndikojë negativisht në sigurinë kombëtare dhe zhvillimin e vendit. Sipas dokumentit Strategjik dhe planeve kombëtare për zbutjen e gazeve me efekt serrë, Shqipëria do të ndikohet nga ndryshimet klimatike duke u përballur me fenomene si temperatura të rritura, reduktim të burimeve ujore dhe tokës së punueshme”.
Sipas ndryshimeve në ligj të publikuar për konsultim publik, për parandalimin e efekteve negative që sjellin ndryshimet klimatike është i nevojshëm hartimi i politikave dhe legjislacionit, që mundëson marrjen e masave të zbutjes dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.
Gjithashtu në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, legjislacioni shqiptar duhet të thellojë procesin e përafrimit me legjislacionin e BE-së në fushën e ndryshimeve klimatike.
Referuar dokumentit, kapitulli i mjedisit është një nga kapitujt e rëndësishëm në kuadër të procesit të integrimit, detyrimet e të cilit përcaktohen në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ku përcaktohet bashkëpunimi në luftën kundër degradimit mjedisor, me qëllim promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore, nëpërmjet përafrimit me Acquis e BE-së në fushën e mjedisit.
Siç është theksuar në progres raportin e vitit 2024 për Shqipërinë nga Komisioni i BE-së “Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht paketën e MRVA-së brenda Dhjetorit 2025, për të mundësuar vendosjen e çmimit të karbonit dhe për t’u harmonizuar me sistemin e tregtimit të shkarkimeve të BE-së (EU ETS)”.
Ndërkohë, për të adresuar këto sfida nëpërmjet urdhrit të Ministrit të Turzmit dhe Mjedisit më datë 06 dhjetor 2024 u ngrit grupi i punës për rishikimin e ligjit “Për ndryshimet klimatike” dhe përafrimin e tij me legjislacionin e Bashkimit Evropian, me përbërje të përfaqësuesve të ministrive përkatësisht Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedist, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave.
Bashkëpunimi i Shqipërisë me BE mbetet thelbësor për promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore dhe luftën kundër degradimit mjedisor.
Sondazh

2/3 e punëtorëve britanikë, në vështirësi për të paguar qiranë- Sipas sondazhit, nevojiten masa konkrete për të lehtësuar krizën e strehimit
Gati dy të tretat e punëtorëve që jetojnë në banesa private me qira luftojnë për të paguar qiranë e tyre, sipas një sondazhi që tregon se si kriza e......

Vaji i ullirit, qumështi dhe drithërat: Si u luhatën çmimet e ushqimeve në 2024?
Në vitin 2024, çmimet e bujqësisë në Bashkimin Europian pësuan një rënie modeste, duke rënë me 2% krahasuar me vitin 2023. Kjo rënie e çmimeve pasoi rritje......

Të pastrehët në SHBA kapin shifra rekord ndërsa kostot e banesave vijojnë rritjen!
Rritja është nxitur edhe nga fatkeqësitë shkatërruese natyrore dhe nga një rritje e emigrantëve në disa pjesë të vendit, thanë zyrtarët federalë të premten.......

Një e treta e europianëve kanë provuar droga ilegale! - Cilat vende konsumojnë më shumë?
Pothuajse një në tre europianë kanë marrë mostra drogash të paligjshme gjatë jetës së tyre, por jo çdo vend është njësoj kur bëhet fjalë për zakonet e tyre......

NASA konfirmon se sonda diellore ka realizuar me sukses afrimin më të afërt me Diellin!
Sonda diellore Parker e NASA-s ka realizuar me sukses afrimin më të afërt me Diellin, ka konfirmuar agjencia hapësinore. Në fillim të kësaj jave, anija......

“Britania do ta tejkalojë Evropën pas 15 vitesh” - Sipas parashikimeve, Londra do të përfitojë nga rënia ekonomike e eurozonës
Britania e Madhe do t'i tejkalojë homologët evropianë në 15 vitet e ardhshme, duke e ndihmuar të qëndrojë midis ekonomive më të mëdha në botë, sipas......

Reforma e autonomisë financiare në spitale - Balluku: Rrit konkurrencën. Koçiu: Do të shoqërohet me investime
Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ishin në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, ku......

SpaceX “sheh nga yjet”! - Rrjeti satelitor Starlink mund të vlejë 1 trilion USD në 2030
Vlerësimi prej 350 miliardë dollarësh i prodhuesit të raketave SpaceX e bën atë ndër startup-et private më të vlefshme të globit. Ky është ende një fraksion......