Thellimi i Kanalit të Vivarit, ministri Salla: Pas 17 vitesh po krijohen kushtet për eksportin e midhjes

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Sarandë Oltion Caci, Kryetarin e Bashkisë Konispol Ergest Dule dhe deputetë të zonës, Ardit Bido dhe Vasil Llajo inspektoi punimet për thellimin e Kanalit të Vivarit në Butrint, një ndërhyrje e rëndësishme për rikthimin e funksionalitetit hidrologjik të kanalit dhe zhvillimin e sektorit të akuakulturës dhe peshkimit.
Pas më shumë se 17 vitesh pa ndërhyrje, në Kanalin e Vivarit ka nisur procesi i dragimit, i cili në fazën e parë parashikon largimin e rreth 50 mijë m³ sedimenteve. Ndërhyrja synon të përmirësojë shkëmbimin natyror të ujërave mes Lagunës së Butrintit dhe Detit Jon, oksigjenimin dhe nivelin e kripësisë, faktorë të rëndësishëm për ruajtjen e ekosistemit dhe kultivimin e midhjes.
Gjatë inspektimit, Ministri Salla theksoi se ndërhyrja vjen pas shumë vitesh dhe lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e ekonomisë së zonës dhe krijimin e kushteve për rikthimin e kuotave për kultivimin e midhjes.
“Jemi në Kanalin e Vivarit, bashkë me kryetarët e bashkive Sarandë dhe Konispol, deputetët dhe ekipin e Ministrisë së Bujqësisë, për investimin që po kryejmë për thellimin e kanalit. Për herë të parë pas shumë vitesh do të hapim edhe kuotat e midhjes, një proces shumë i rëndësishëm për ekonominë vendase, por edhe për konsumatorin shqiptar”, u shpreh Ministri Salla.
Punimet po realizohen përmes një drage të posaçme, e cila mundëson ndërhyrjen deri në thellësinë e nevojshme të kanalit dhe largimin e sedimenteve të grumbulluara ndër vite. Procesi synon të rikthejë qarkullimin natyror të ujërave dhe të krijojë kushte më të favorshme për habitatin e Lagunës së Butrintit.
Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, vlerësoi rëndësinë e investimit për kultivuesit e midhjes dhe perspektivën e zgjerimit të tregut. Sipas tij, ndërhyrja do të krijojë kushte që prodhimi të zhvillohet me ritmet e nevojshme, duke iu përgjigjur kërkesës në rritje nga konsumatorët dhe turistët, si dhe duke krijuar perspektivë për eksport.
Në të njëjtën linjë, gjatë inspektimit u theksua se thellimi i Kanalit të Vivarit, së bashku me ndërhyrjet në kanalet që furnizojnë lagunën me ujë të ëmbël, ndihmon në përmirësimin e qarkullimit natyror të ujërave dhe në krijimin e kushteve të favorshme për florën, faunën dhe aktivitetin e kultivuesve të midhjes.
Ministri Salla nënvizoi se ruajtja e këtij investimi kërkon bashkëpunimin e institucioneve qendrore, pushtetit vendor dhe komunitetit të peshkatarëve e kultivuesve të zonës.
“Është një punë e përbashkët mes Ministrisë së Bujqësisë, pushtetit vendor dhe peshkatarëve të zonës. Duhet ta ruajmë të gjithë së bashku, që pas kaq vitesh të hapim më në fund kuotat për midhjen dhe t’i japim një shtysë të re ekonomisë vendase”, përfundoi Ministri Salla.
Cila lëndë “fundosi” më shumë maturantë? Matematika me më shumë mbetës, Gjuhë-Letërsia me vetëm 27 nota maksimale
Provimet e Maturës Shtetërore janë prova e fundit që ndan bankat e gjimnazit nga auditorët e universitetit. Rezultatet e marra në matematikë, Gjuhë-Letërsi,......
Falja e detyrimeve/ Tatimet: 410 milionë euro të shlyera për mbi 204 mijë tatimpagues
Mbi 204 mijë tatimpagues kanë përfituar nga procesi i fshirjes dhe shuarjes së detyrimeve tatimore, me një vlerë totale prej 410 milionë eurosh, deri më 31......
Mbikalimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Lidhet kontrata gati 1.1 mld lekë, përfshihet dhe ndriçimi e gjelbërimi
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën për plotësimin e punimeve dhe përmirësimin estetik të autostradës Tiranë–Durrës, në segmentin nga sheshi......
Sa ditë në vit pushojnë shqiptarët? Vendi, mbi mesataren botërore për pushimet e paguara
Shqipëria renditet ndër vendet ku punonjësit kanë një numër relativisht të lartë ditësh pushimi të paguar. Sipas një analize të publikuar nga Visual......
Shitjet online “nën lupën” e Tatimeve/ Mbi 2 mijë biznese në fokus të planit për formalizimin dhe luftën ndaj evazionit
Administrata Tatimore ka ndërmarrë një plan të veçantë për tregtinë dhe shërbimet online, me synim rritjen e formalizimit dhe luftën ndaj evazionit tatimor.......
Me kë po bën më shumë tregti Shqipëria? SHBA, Kosova dhe Greqia fitojnë terren në hartën e eksporteve
Eksportet shqiptare po gjejnë gjithnjë e më shumë hapësirë jashtë tregjeve tradicionale europiane tregojnë të dhënat e tregtisë së jashtme nga INSTAT. Në......
Nxjerrja e litiumit në Gjirokastër - Mineralet kritike/ Leja në Zhulat-Picar kalon nga kërkim-zbulimi, në shfrytëzim
Litiumi, një prej mineraleve me rëndësi në rritje për industrinë e baterive dhe tranzicionin energjetik, duket se po hyn në një fazë të re të zhvillimit......
Më pak euro në banka, leku fiton terren - BSH: Përparon deeuroizimi. Kursi i këmbimit nxiti përdorimin e monedhës vendase
Përdorimi i euros në sistemin financiar shqiptar ka pësuar rënie gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Raporti më i fundit i Bankës së Shqipërisë mbi......

