Shqipëria Postuar më 2 Tetor 2025, 13:21

Tetori rozë, rëndësia e diagnostikimit të hershëm - Filipi: Mamografi falas në çdo qytet, ftesë për gratë mbi 50 vjeç

Nga Fabjona Pasho

Tetori rozë, rëndësia e diagnostikimit të hershëm -

Tetori është i njohur si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ku vëmendja ndaj kësaj sëmundjeje shtohet dhe ndërmerren fushata të ndryshme për rritjen e ndërgjegjësimit dhe depistimin e hershëm.

Kozeta Filipi kërkuese pranë e Institutit të Shëndetit Publik, tregon se sa I rëndësishëm është diagnostikimi I hershëm.

Filipi shprehet se fushatat nuk ndalen në tetor, por gjatë gjithë vitit, në çdo qytet të vendit që nuk ka një mamografi, shkon mamografia e lëvizsshme dhe në koordinim me mjekun e familjes, të gjitha gratë të kenë akses për të kryer kontrollin falas.

Në Shqipëri, gjatë vitit 2024, janë regjistruar 815 raste të reja me kancer gjiri, ku 805 prej tyre janë gra dhe 10 burra, ndërsa janë bërë 3678 mamografi. Megjithatë, sipas të dhënave të Institutit Publik, vitet e fundit ka nëj rënie të lehtë të mamografive të kryera.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat