Tërheqjet me kartë, instalohen 150 bankomate të rinj - BSH: Rreth 95% e ATM-ve në vend ofrojnë vetëm shërbimin e tërheqjes së parave
Bankat tregtare po zgjerojnë gjithnjë e më tepër rrjetin e tyre të bankomateve vend. Aktualisht, në Shqipëri numërohen gjithsej 1214 bankomate për urdhër transferta, tërheqje dhe depozitim parash. Shifrat flasin për një rritje me 14% të ATM-ve në krahasim me tremujorin e fundit të 2024. Vetëm në periudhën prill-qershor janë shtuar 150 bankomate të reja në Shqipëri.
Referuar të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, rreth 95% e bankomateve shërbejnë për tërheqje parash, gati 34% shërbejnë edhe për depozitim, ndërsa 25% e ATM-ve përfshijnë edhe funksionin e urdhër transfertave. E thënë ndryshe, në Shqipëri ekzistojnë rreth 1164 bankomate për tërheqje parash, 414 me funksion edhe depozitimi, ndërsa 307 kanë edhe funksionin e urdhër transfertave.
Për sa i përket numrit të transaksioneve të realizuara në bankomate në gjysmën e parë të vitit, nga shifrat rezultojnë 11.7 milionë tërheqje dhe depozitim parash me kartë përmes ATM-ve, ku gati 11 milionë veprime ishin vetëm për tërheqje, ndërsa 809 mijë transaksione depozitim. Nga ana tjetër, për sa i takon vlerës së transaksioneve, në 192 miliardë lekë u regjistrua shuma e tërhequr nga shqiptarët në gjashtëmujorin e parë të vitit.
Nga tremujori i parë në të dytin, vërehet një shtim shumë i vogël i bankomateve që përveç shërbimit të tërheqjes së parave, ofrojnë edhe shërbimin e depozitimit dhe urdhër transfertave. Pavarësisht se ATM-të që përfshijnë edhe depozitimin e parave janë rritur në vitet e fundit, sërish numri i tyre mbetet tepër i vogël në krahasim me ato që shërbejnë edhe për tërheqje. Ka ende disa banka të nivelit të dytë që në ATM-të e tyre nuk përfshijnë depozitimin e parave, një shërbim ky mjaft i kërkuar nga qytetarët, që herë pas here i detyron të presin në radhët e gjata të bankave për të realizuar këtë transaksion të thjeshtë.
Shtimi i numrit të bankomateve në vend, sidomos në zonat rurale, rrit përfshirjen financiare të popullsisë dhe qasjen e qytetarëve në shërbime financiare.

ARRSH hap dy tendera për supervizimin e punimeve në Tiranë dhe Sarandë - Nisin përgatitjen për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza III
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar së fundmi dy tendera të rinj në Agjencinë e Prokurimeve Publike, që lidhen me supervizimin e punimeve në dy projekte......

Euro e mbyll gushtin në nivelin më të ulët historik - Këmbehet mesatarisht me 97.23 lekë, rënia më e përmbajtur në 2025
Euro pritet ta mbyllë muajin gusht pranë nivelit më të ulët historik, në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane......

Rritet numri i filipinasve dhe indianëve,që vijnë për punësim/ Më shumë të huaj qëndruan në Shqipëri gjatë 2024-ës
Gjatë vitit 2024, Shqipëria ka mirëpritur një numër gjithnjë në rritje të të huajve që kanë zgjedhur të jetojnë apo punojnë këtu. Në fund të vitit, rezultoi......

Britanikët ‘pushtojnë’ brigjet e Shqipërisë - The Sun: Në 3 muajt e verës rezervimet janë trefishuar
Jo vetëm turistët tradicionalë nga vendet si Italia dhe Polonia, por Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë edhe nga vende të tjera, sipas agjencive......

Taksa e pasurisë, 53 milion euro nga shtëpitë - Rriten të ardhurat për bashkitë, metodologji e re
Taksa e pasurisë është ndër furnizuesit kryesor të buxhetit të bashkive në Shqipëri, pavarësisht se ende nuk ka nisur zbatimi i plotë i vjeljes së saj në......

Protesta kundër emigrantëve në Britani - Qeveria premton reforma për të ulur kostot e strehimit
Mijëra qytetarë britanikë kanë protestuar kundër strehimit të emigrantëve në hotele. Qeveria ka premtuar reforma për të përshpejtuar vendimet mbi......

Shqiptarët “pushtojnë” kufijtë, rekord daljesh jashtë vendit/ Gati 4.8 milionë shqiptarë kanë udhëtuar nga janari në korrik të vitit 2025
Analiza e daljeve të shtetasve shqiptarë nga vitit 2016 deri në 2025 tregon një evolucion të qartë në mënyrën se si shqiptarët lëvizin jashtë vendit, me......

Greqia, zgjedhja e parë për turistët europianë - Të ardhurat nga turizmi rritën me 11% në 6 muajt e parë të vitit
Greqia regjistroi rritje të ndjeshme të të ardhurave nga turizmi në gjysmën e parë të vitit 2025. Kjo rritje erdhi kryesisht falë shpenzimeve më të larta të......