Tepelena, ndër bashkitë me shpenzimet më të larta - Rritet interesi për tokat bujqësore dhe ndërtimet e reja

Bashkia Tepelenë rezulton me rritje të konsiderueshme të të ardhurave vendore gjatë vitit 2024 krahasuar me vitin 2023. Të dhënat zyrtare tregojnë se në pothuajse në të gjitha kategoritë e të ardhurave është regjistruar përmirësim.
Rritjen më të fortë e ka shënuar taksat e tokës bujqësore, me një kapërcim prej 396% , nga 1,2 milionë lekë në vitin 2023 në rreth 6.1 milionë lekë në vitin 2024.
Një tjetër rritje e konsiderueshme është ajo e taksës së ndikimit në infrastrukturë, e cila është rritur me 198%, duke kaluar nga 1,8 milionë lekë në 5,5 milionë lekë. Ky trend tregon dhe interes më të lartë për ndërtime të reja në këtë bashki.
Në kategorinë e tarifës së pastrimit, është shënuar një rritje të qëndrueshme prej 63%, duke arritur në 8,2 milionë lekë, çka tregon rritjen e mbulimit të shërbimit në zona më të gjera të qytetit dhe fshatrave përreth.
Edhe taksat e ndërtesës kanë pasur një rritje modeste, me 12%,.
Një tjetër shtyllë e rëndësishme e financave vendore ka qenë rritja e të ardhurave jotatimore, të cilat janë rritur me 80%, duke u ngjitur nga 17 milionë lekë në 2023 në 30,7 milionë lekë në 2024. Kjo rritje lidhet me përmirësimin e menaxhimit të aseteve, tarifave të shërbimeve dhe qirave publike.
Sa i takon shpenzimeve, pjesa më e madhe e buxhetit shkon për shpenzime të personelit, me afro 197 milionë lekë, të cilat kanë pësuar rritje në raport me 2023-shin, ndërsa shpenzimet për investime zunë vetëm 16.7 milionë lekë në vitin 2024, por me një rritje të lehtë në raport me një vit më parë.
Të ardhurat e veta për banor në bashkinë Tepelenë llogariten në 6946 lekë apo rreth 70 euro, duke bërë pjesë në grupin e bashkive me të ardhura mbi mesatare, ndërsa totali i shpenzimeve për banor regjistrohet në 36.464 lekë në vit apo rreth 365 euro për banor, duke u renditur si bashkia e 7 me shpenzimet më të larta në vend, por në 8 bashkitë e fundit sa i takon shpenzimeve për investime në vetëm 1804 lekë në vit apo rreth 18 euro për frymë.
Referuar të dhënave të Censit 2023, Bashkia Tepelenë ka 8461 banorë në total dhe në raport me censin2011, popullsia e bashkisë rezulton të jetë ulur me rreth 36 %.
Ndalim mediave sociale për moshën nën 15 vjeç - Qeveria daneze, gati vendimin. Shkak, shqetësimet mbi shëndetin mendor të të rinjve
Danimarka do të ndalojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, tha qeveria daneze, megjithëse prindërit do të lejohen të japin......
Bashkia Cërrik, “e dobët” financiarisht - Bien të ardhurat nga taksa e infrastrukturës dhe pastrimi
Të ardhurat nga disa taksa vendore në Bashkinë Cërrik kanë shënuar rritje gjatë 2024-ës, ndërsa të ardhurat jotatimore kanë pësuar një rënie të ndjeshme,......
5 bashki në zgjedhje të pjesshme - 334.539 qytetarë u drejtohen kutive të votimit
Rreth 334.539 qytetarë në 5 bashki të vendit kanë të drejtën ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vlorë, Berat,......
Rritje pagash për “bluzat e bardha” - Kryeministri Rama: Mbi 1 mld euro për shëndetësinë dhe mirëqënien sociale
Projektbuxheti i shtetit për vitin e ardhshëm ka parashikuar mbi 1 miliardë euro për shëndetësinë dhe mirëqënien sociale, ose afro 4% të Prodhimit të......
Ndryshime në tregun energjetik - Gjenerali: Bizneset, detyrim të deklarojnë furnizuesin. Së shpejti, shërbim për makinat elektrike
2300 biznese të lidhur në tensionin 6kV duhet të duhet të deklarojnë furnizuesin brenda dhejtorit, pasi rrezikojnë të mbeten pa energji elektrike. Në......
Mbi 1 miliard euro për çipet në Gjermani - Kompania amerikane synon zgjerimin e fabrikës në Dresden
Prodhuesi amerikan i çipeve, GlobalFoundries, njoftoi se do të investojë 1.1 miliardë euro për të zgjeruar kapacitetet e prodhimit në objektin e tij......
Si do ndryshojë numri i të punësuarve në bujqësi? - Mbi 468 mijë në 2026-ën, rritet numri i përfituesve nga skemat
16.5 milionë euro do të jetë buxheti shtesë për bujqësinë përgjatë vitit 2026. Qeveria shqiptare synon që përmes mbështetjes në bujqësi, të përmirësohet......
Verërat vendase dominojnë tregun rus - Sanksionet perëndimore detyrojnë Rusinë të mbështetet te prodhimi i vet
Në të kaluarën, raftet e supermarketeve në Rusi dominoheshin nga verërat franceze të Burgundy dhe italiane të Barolo-s, por tani janë të mbushura me një gamë......





