Tentohet të grabitet dega e Fibank/ 58-vjeçari hyn i pamaskuar me kallashnikov, qëllon në dysheme. Nuk ka të lënduar

Një person ka tentuar të grabisë degën e Fibank në zonën e Delijorgjit. Plotësisht i pamaskuar dhe i armatosur me kallashnikov, autori ka hyrë në ambientet e bankës me një çantë ku planifikonte të fuste lekët.
Pasi ka qëlluar një herë me kallashnikov në dysheme, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë kapur autorin dhe sekuestruar armën e zjarrit. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar dhe autori nuk ka arritur të vjedhë paratë në bankë.
Sipas njoftimit të Policisë, "rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit”.
Policia shprehet se do të jepet një informacion i plotë mbi ngjarjen pas përfundimit të veprimeve hetimore.
Qiratë dhe argëtimi rritën çmimet në janar/ Inflacioni e nis vitin me normën 2.3%
Inflacioni në muajin janar u vlerësua në 2.3%, duke mbetur gati i pandryshuar krahasuar me muajin paraardhës. Megjithatë, në krahasim me të njëjtën periudhë......
Izraeli anëtarësohet në “Bordin e Paqes” - Trump kërkon paqe ndërkombëtare, teksa ekspertët kritikojnë
Kryeministri i Izraelit- Benjamin Netanyahu, bëri me dije se vendi i është bashkuar nismës " Bordi i Paqes " të krijuar nga Presidenti i SHBA-Donald Trump. Kjo......
Si e konkurroi tregun global DeepSeek? - Kompanitë rivale ndjekin trendin, me në fokus konsumatorin
Rivalët e inteligjencës artificiale kineze po konkurojnë haptazi novacionin DeepSeek i cili një vit më parë tronditi industrinë globale të IA me lançimin e......
Të rinjtë nuk po lindin më! - Dervishi: Hemoragji nga emigrimi, duhen politika të forta
Lindshmëria në vend ka rënë në nivel historik gjatë vitit 2025, me 74% lindje më pak se në vitin 1990. Sociologu Zyhdi Dervishi e quan këtë një fatkeqësi me......
AAPSK thellon bashkëpunimin rajonal, nënshkruan marrëveshje me homologët në Kosovë
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), nën drejtimin e Kryeadministratores Risena Xhaja, zhvilloi një vizitë......
Hekurudha Shkodër-Gjakovë/ Nisja e ndërtimit /Kosovë, Kurti: Këtë mandat. HSH: Synojmë brenda 2-3 vitesh
Projekti për të lidhur Shqipërinë me Kosovën me hekurudhë duket se është në fokus të të 2 qeverive. Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti gjatë pezantimit të......
Shtohen 80 produkte të reja në shportën e çmimeve - Ndryshon metodologjia, llogaritja e inflacionit për mbi 411 produkte dhe shërbime
Nga nisja e këtij viti metodologjia e llogaritjes së Indeksit të Çmimeve të Konsumit ka ndryshuar. Ndryshimet konsistojnë kryesisht në përditësimin e......
Dy banka “zotërojnë” 1/3 e depozitave në Shqipëri - Struktura e tregut mbeti pothuajse e pandryshuar vitin e kaluar
Vetëm dy nga 11 banka tregtare në Shqipëri kontrollojnë 1/3 e depozitave dhe mbi 40% të aktiveve të të gjithë sistemit bankar. Të dhënat më të fundit nga......


