Tenderët, “pikë bonus” për eficiencën e energjisë - Kërkesa edhe për blerjet publike, makinat të jenë vetëm elektrike

Institucionet do të duhet të respektojnë standarde më të forta për eficiencën energjetike në prokurimet publike dhe blerjet që realizojnë, sipas ndryshimeve të parashikuara në projektligjin “Për eficiencën e energjisë”.
Sipas draftit të nxjerrë për konsultim autoritetet publike do të jenë të detyruara që në kontratat e tenderëve dhe koncesioneve mbi një prag të caktuar financiar, të zbatojnë kritere të detyrueshme për kursimin e energjisë. Vlerësimi i ofertave nuk do të bazohet më vetëm tek çmimi, por edhe tek kostoja përgjatë gjithë ciklit jetësor të produktit, duke përfshirë ndikimin mjedisor, kostot afatgjata dhe përfitimet ekonomike.
Ndërkohë, në projektligj vendosen kërkesa konkrete edhe për blerjen e produkteve, ndërtesave dhe shërbimeve eficiente. Autoritetet publike do të duhet të blejnë vetëm produkte që i përkasin dy klasave më të larta të eficiencës së energjisë, sipas legjislacionit për etiketimin energjetik. Për pajisjet teknologjike, ndriçimin rrugor apo qendrat e të dhënave, do të zbatohen minimalisht standardet bazë të prokurimit publik të gjelbër të Bashkimit Evropian.
Një tjetër risi lidhet me automjetet. Sipas projektligjit, të gjitha automjetet e reja që do të prokurohen nga institucionet shtetërore duhet të jenë elektrike ose hibride.
Po ashtu, ndërtesat që blihen ose merren me qira nga institucionet publike duhet të përputhen me standardet kombëtare të performancës energjetike, përmes certifikatës së performancës dhe auditimit energjetik, përjashtuar vetëm rastet e veçanta si ndërtesat historike apo ato që do t’i nënshtrohen rinovimeve të thella.
Projektligji synon jo vetëm uljen e konsumit të energjisë në sektorin publik, por edhe reduktimin e kostove buxhetore, përmirësimin e ndikimit mjedisor dhe përafrimin me praktikat e Bashkimit Evropian.
“Shqipëria, gati për investime të cilësisë së lartë” - Kryeministri Rama, premtim investitorëve të huaj: Mbështetje me stimuj fiskalë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Forumin Ekonomik të Tiranës”, nga ku ftoi sipërmarrësit e huaj të investojnë në Shqipëri, pasi janë 4 sektorë ku vendi......
Bizneset shqiptare përballë epokës së IA/ BERZH thekson adaptim të ulët, por mund të kompensojë rënien e fuqisë punëtore
Përdorimi i inteligjencës artificiale po përhapet me ritme të shpejta në ekonomitë e zhvilluara, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë......
Shqiptarët, mikpritës ndaj punëtorëve të huaj/ Serbia dhe Maqedonia e Veriut, skepticizëm për rritjen e lejeve të punës
Raporti Securimeter i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal hedh dritë mbi perceptimet e qytetarëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me......
Vaji i ullirit, fermerët rrisin cilësinë - Rrapaj: Kultivarët autoktonë prodhim të dobët
Disa nga kultivarët autoktonë të ullirit nuk kanë pasur një sezon të mirë prodhimi këtë vit dhe faktori kryesor që ka ndikuar është thatësira. Në një......
Shqipëria Europiane
E martë 20:00
Inside News
E Premte 20:00
BE arrin marrëveshje për klimën - Synon uljen e emetimeve me 90% deri në vitin 2040
Bashkimi Evropian ra dakord për vendosjen e një objektivi ligjërisht të detyrueshëm për të ulur emetimet e gazeve serrë me 90% deri në 2040, krahasuar me......
Çfarë e pengon rritjen ekonomike në Greqi? - Kriza e banesave dhe mungesa e fuqisë punëtore, ndër faktorët kryesorë
Kriza e banesave, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe funksionimi joefikas i sistemit gjyqësor përbëjnë, sipas Goldman Sachs, sfidat kryesore për......





