Tenderët, institucionet shpërndanë 109 mld lekë në 2025 - Raporti i APP: Ulen fondet dhe procedurat, kursimi mbetet në nivele të ngjashme

Rreth 109.5 mld lekë është vlera e kontratave për punë, mallra dhe shërbime të shpallura fituese gjatë vitit 2025 nga institucionet shtetërore, duke shënuar një rënie krahasuar me vitin 2024, kur kjo vlerë arriti në rreth 172 mld lekë.
Të dhënat bëhen të ditura në analizën vjetore të Agjencisë së Prokurimit Publik, ku evidentohet se nga procedurat e zhvilluara në 2025 janë kursyer rreth 17 mld lekë, ose 13% e fondit limit. Një vit më parë, kursimi ishte rreth 14% ose 27.4 mld lekë, çka tregon se edhe pse përqindja mbetet e përafërt, në vlerë absolute kursimi ka rënë ndjeshëm, në linjë me uljen e fondeve të prokuruara.
Edhe numri i procedurave ka pësuar rënie. Në vitin 2025 u shpallën 5,766 procedura, nga 6,811 në vitin 2024. Nga këto, 1,525 procedura u anuluan, ndërsa 4,186 u finalizuan me fitues. Një vit më parë, procedurat e përfunduara me fitues ishin 4,836, duke reflektuar një tkurrje të aktivitetit prokurues.
Sa i përket procedurave me negocim pa shpallje paraprake, të njohura si “tenderë në tavolinë”, në vitin 2025 u zhvilluan 105 të tilla, që përbëjnë rreth 2.4% të procedurave të përfunduara me fitues dhe 2.8% të fondit total. Në vitin 2024, këto procedura përbënin 2.3% të totalit dhe kishin një peshë më të ulët në vlerë, vetëm 0.4% të fondit total, duke treguar një rritje të ndikimit financiar të tyre gjatë 2025.
Struktura e tenderëve mbetet pothuajse e pandryshuar. Edhe në 2025, pjesën më të madhe e zënë prokurimet për mallra me 56%, të ndjekura nga shërbimet me 29% dhe punët publike me 15%, një shpërndarje e ngjashme me vitin paraardhës.
100 mln lekë për SME-të, konkurrueshmëria në fokus - Cilët duhet të jenë sektorët prioritarë për qeverinë?
Fokusi te inovacioni dhe eksporti shihet si rruga e vetme për të rritur qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Fondi prej 100 milionë lekësh pritet të......
Nga vjen ushqimi i tryezës shqiptare? Italia dhe Greqia mbajnë mbi një të tretën e importeve ushqimore
Shqipëria importoi 11 miliardë lekë produkte ushqimore gjatë muajit shkurt, me tregun që mbështetet fort te një numër i kufizuar shtetesh furnizuese. Të......
Rritet ambicia e grave për biznes - Bajraktari: Sinjal pozitiv, por sfidë mbetet qëndrueshmëria në treg
Rritet ndjeshëm interesi i grave dhe vajzave për sipërmarrjen në Shqipëri. Të dhënat nga Startup Albania Agency tregojnë një rritje të fortë të aplikimeve......
Shtrenjtimi i naftës “godet” transportin/ Por, rritja e karburanteve nuk përkthehet në “shpërthim” inflacioni në Mars
Rritja e çmimit të karburanteve pas krizës në Lindjen e Mesme, me çmimin e naftës që ka arritur në 224 lekë për litër, nuk dha një goditje të fortë në......
Sfidohen çmimet e naftës, rritet sasia e zhdoganuar - Në Mars 2026, u importuan 56,9 mijë tonë karburante
Rritjen drastike të çmimit të naftës dhe benzinës për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, qytetarët shqiptarë po e sfidojnë duke konsumuar më shumë,......
10 mijë euro grant për fermerët e rinj - Hyjnë në fuqi skemat e bujqësisë, më shumë para për blegtorinë dhe bletarinë
Skemat e reja të mbështetjes në bujqësi përmes pagesave direkte dhe investimeve kanë hyrë zyrtarisht në fuqi dhe tashmë pritet udhëzimi përkatës për......
Sa është kostoja e produkteve të përditshme në Shqipëri? Nga transporti deri ushqimet ja sa para shpenzojmë çdo ditë
Kostoja e produkteve dhe shërbimeve të përditshme në Shqipëri mbetet një nga faktorët kryesorë që ndikon në buxhetin e familjeve. Çdo ditë, qytetarët......
1 në 5 të rinj gjermanë mendojnë të largohen nga vendi - Jetesa gjithnjë e më e vështirë dhe streset, janë shkaqet kryesore
Një numër gjithnjë e në rritje gjermanësh të moshës 14-29 vjeç thonë se po planifikojnë në mënyrë aktive të largohen nga atdheu i tyre. Rreferuar një studimi......


