Tendencat digjitale në Shqipëri - Çfarë aplikacionesh po përdoren më shumë?
Prej disa muajsh, në Shqipëri po shfaqet një tendencë e qartë për aplikacionet më të shkarkuara, duke reflektuar edhe preferencat në rritje të shqiptarëve për kohën që kalojnë në ekranet e smartphone-ve të tyre. Sipas të dhënave të platformës Appfigures, aplikacioni më i shkarkuar aktualisht është ChatGPT një dëshmi e fuqisë në rritje të inteligjencës artificiale në vendin tonë. Numri i përdoruesve të këtij aplikacioni po rritet dita-ditës, kryesisht për shkak të funksioneve të shumta dhe të dobishme që ofron.
Në muajin paraprak, ChatGPT renditej në vendin e dytë, por këtë muaj ka arritur të rrëmbejë kreun e listës, duke treguar qartë interesin e madh që ka ngjallur në publik.
Në vendin e dytë ndodhet Temu, një platformë online e-commerce që ofron një gamë të gjerë produktesh me çmime jashtëzakonisht konkurruese. Temu është një nga aplikacionet më të shkarkuara në kategorinë e blerjeve, duke dalluar ndjeshëm nga konkurrentët e tjerë në këtë fushë.
Në vend të tretë renditet aplikacioni 1.1.1.1 + Warp Safer Internet, i njohur për sigurinë që ofron gjatë navigimit në internet, veçanërisht në rrjetet Wi-Fi publike, ku privatësia shpesh vihet në rrezik.
Në vendin e katërt gjendet një aplikacion i dedikuar për monitorimin e diabetit, që ndihmon personat e prekur nga kjo sëmundje të menaxhojnë më mirë shëndetin e tyre përditshëm.
Në vijim renditen rrjetet sociale më të përdorura, ku Instagrami dhe Snapchat-i mbajnë vendet kryesore, duke ruajtur popullaritetin e tyre të pakundërshtueshëm në mesin e shqiptarëve.

“Boshatiset” Zelanda e Re - Largimi i shtetasve, në nivelin më të lartë që nga viti 2012
Zelanda e Re ka regjistruar numrin më të lartë të largimeve të shtetasve që nga viti 2012, ndërsa ekonomia e vendit po ngadalësohet. Gjatë 12 muajve deri në......

Rriten çmimet e energjisë në Bursën Shqiptare - 7-mujori shënon shtrenjtim me 34%, vlera e transaksioneve arriti në rreth 116 mln euro
Rreth 986 mijë mWh energji u tregtua në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike gjatë 7-mujorit të këtij viti, teksa vlera e transaksioneve përllogaritet në......

Robotët zbresin në fushë - Humanoidët garojnë në sporte të ndryshme dhe sfida teknologjike
Kina çeli “Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë”, një event treditor që synon të tregojë përparimin në fushën e inteligjencës artificiale dhe robotikës, me......

Shqiptarët konsumuan 100 milionë euro drithëra - Rritet importi në sasi, blihen me çmim më të lirë
Shqipëria ka rritur ndjeshëm importin e drithërave nga jashtë, duke treguar dhe një tendencë më të lartë të konsumit të tyre. Referuar të dhënave zyrtare......

Trump “kursen” Kinën - Nuk i vendos tarifa Pekinit për blerjen e naftës ruse
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se për momentin nuk është e nevojshme të shqyrtojë vendosjen e tarifave ndëshkuese ndaj vendeve si......

Nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën - Samiti Trump-Putin përfundon pa rezultate konkrete
Samiti i shumëpritur midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin nuk solli asnjë marrëveshje për zgjidhjen, apo ndalimin e luftës në......

Importi i automjeteve bie me 7% - Në 7 muajt e parë të vitit u zhdoganuan 57 mijë makina
Në shtatë muajt e parë të vitit janë zhdoganuar rreth 57 mijë automjete në portet e Shqipërisë, duke shënuar një rënie krahasuar me një vit më parë. Sipas të......

Dëmet nga zjarri, miratohen procedurat e vlerësimit e kompensimit - Grupet e vlerësimit ngrihen me urdhër të kryetarëve të bashkive
Miratohen procedurat e vlerësimit dhe të kompensimit të dëmeve të shkaktuar nga zjarret. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i mbrojtjes Pirro Vengu me anë të......