Shqipëria Postuar më 11 Gusht 2025, 10:24

Temperaturat ekstreme rikthejnë zjarret në vend: 38 vatra në 24 orët e fundit, 14 ende aktive!

Nga Edel Strazimiri

Temperaturat ekstreme rikthejnë zjarret në vend: 38 vatra në 24

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 38 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 14 vijojnë të jenë aktive dhe po ndiqen në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përkatëse.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 68 automjete zjarrfikëse dhe 601 efektivë zjarrfikës, të cilët po punojnë në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave të mbetura aktive.

Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 183 trupa, të pajisura me 3 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë, të aktivizuar në zonat më të vështira dhe me terren malor.

Në mbështetje të operacioneve ajrore, janë përfshirë edhe 2 avionë “Canadair” të vënë në dispozicion nga Kroacia dhe Italia, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për menaxhimin e emergjencave civile.

Sipas njoftimit të DPMZSH tri ditët në vijim parashikohen me temperatura të larta ekstreme, të cilat përbëjnë një rrezik të shtuar për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve në zonat pyjore dhe rurale.

Të gjitha strukturat përkatëse – emergjencat civile, shërbimi zjarrfikës, ndërmarrjet publike dhe institucionet lokale – janë në gatishmëri maksimale për përballimin e çdo situate të mundshme.

·         Po kryhen patrullime të shpeshta në terren

·         Mjetet zjarrfikëse dhe ndihmëse janë të pajisura dhe të gatshme për ndërhyrje të menjëhershme

·         Po bashkëpunohet ngushtë me Policinë e Shtetit, mjekët e familjes, si dhe skuadrat vullnetare të emergjencës

DPMZSH kërkon bashkëpunimin e çdo qytetari për të parandaluar situata të rrezikshme:

• Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura

• Raportoni menjëherë çdo vatër zjarri ose tym të dyshimtë në numrat falas:

 128 – Shërbimi Zjarrfikës

 112 – Emergjencat dhe Policia

Temperaturat ekstreme rikthejnë zjarret në vend: 38 vatra në 24 Temperaturat ekstreme rikthejnë zjarret në vend: 38 vatra në 24

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat