Temperaturat e larta zgjasin sezonin turistik - Topuzi: Fuqia punëtore dhe infrastruktura, sfidat e turizmit gjithëvjetor

Korriku dhe gushti mbeten muajt më të konsoliduar të turizmit në Shqipëri, por sezoni turistik nuk po kufizohet më vetëm në këto dy muaj. Temperaturat e larta dhe ndryshimi i mënyrës së organizimit të udhëtimeve po shtyjnë sektorin drejt një sezoni më të gjatë, duke përfshirë edhe muajt e pranverës dhe vjeshtës.
“Ndryshimet e temperaturave të larta të korrikut dhe gushtit, kanë bërë që të ketë një ridimensionim të mënyrës të bërit turizëm duke shmangur ato dy muajt e nxehtë dhe duke përdorur dhe dy pjesët... qershor-maj dhe... shtator-tetor. Kjo ka bërë që dhe Shqipëria të mos mbetet më tek ai turizmi 60-ditor. Korriku dhe gushti tashmë janë konsoliduar dhe nuk janë më të diskutuara, por ka filluar ta shtrijë sezonin në muajt e tjerë dhe deri në 8 apo 10 muaj. Sigurisht që kjo kërkon angazhim, politika qoftë nga privati, por qoftë edhe nga shteti.”
Por zgjatja e sezonit sipas Topuzit, kërkon më shumë sesa temperatura të favorshme. Një nga problematikat kryesore mbetet fuqia punëtore, veçanërisht kontratat sezonale, të cilat duhet të transformohen në punësim më të qëndrueshëm.
“Disa janë sfidat kryesore për të arritur këtë lloj zhvillimi, pra që të kesh një turizëm më shumë sesa dy apo katër muaj. Fuqia punëtore, zgjatja e kontratave nga dy deri katër muaj në kthimin e kontratave 8 apo 10 muaj për të pasur punonjësin të qëndrueshëm dhe cilësor. Infrastruktura, pra, në rast se ne nuk do t'i përgjigjemi dot me energji, me ujë, me pastrim territori gjatë gjithë periudhës, jo vetëm dy muaj apo tre muaj, atëherë kjo është një problem dhe kërkon një angazhim të të gjithë strukturave tani, jo vetëm privati, edukimi, por edhe pushteti qendror dhe pushteti lokal. Sigurisht që problem tjetër qëndron dhe diversifikimi i produktit turistik. Pra, turistët nuk kërkojnë më tashmë vetëm rërë, det dhe një shtrat, por kërkojnë aktivitete të tjera: gastronomike, kulturore, shtigje për të vizituar. Dhe në Shqipëri po vihet re një gjë interesante: turistët, pavarësisht se po vijnë në periudhën korrik-gusht, ata janë të interesuar dhe për pjesën tjetër të Shqipërisë. Pra, nuk kemi paketa vetëm rërë dhe det, por kemi paketa të shpërndara, dy ditë-tre ditë në det, dy-tre ditë në mal, duke kaluar në të gjithë territorin e Shqipërisë.”
“Pas Shkolle”, regjistrimi në sistemin SMIP - Duro: Nxënësit, në shkollë deri në orën 15:00
Prindërit që duan të përfshijnë fëmijët në programin “Pas Shkolle” duhet të aplikojnë për regjistrim, pasi pjesëmarrja nuk është automatike. Zv.ministrja e......
OSHEE fal 2.5 mln euro nga kamatëvonesat - Mbi 4 mijë aktmarrëveshje në 2026, gati 69% e klientëve shlyen borxhin menjëherë
Rreth 2.5 mln euro kamatëvonesa janë reduktuar gjatë vitit 2026 për klientët familjarë dhe bizneset që kanë zgjedhur të shlyejnë menjëherë detyrimet e......
Ambasadorja e re e BE-së në Tiranë - Sofia Moreira de Sousa merr zyrtarisht detyrën
Ambasadorja e re e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa pritet të marrë detyrën, pas përfundimit të mandatit të diplomatit......
10 mln euro në llogaritë bankare të fermerëve - Regjistrohen 4,104 aplikime, 10% kompensim TVSH për faturat e lëshuara
Afro 10 milionë euro llogaritet deri më tani shuma që do të shpërndahet në llogaritë bankare të fermerëve si kompensim në masën10 % të faturave të dorëzuara......
Rregulla të reja për projektet strategjike të energjisë - Investimet me interes për Komunitetin e Energjisë. Nga hidrogjeni, te rrjetet në det
Qeveria ka miratuar rregullat e reja për zhvillimin e projekteve të infrastrukturës energjetike rajonale dhe transevropiane, duke përcaktuar procedura të......
Shqipëria sfidon rënien e netëqëndrimeve në Europë/ U rritën me 9.8% në Qershor, ndërsa BE-ja regjistron “tkurrje” të lehtë
Turizmi në Shqipëri vijoi të zgjerohet edhe në qershor, duke shënuar një ecuri dukshëm më të mirë se mesatarja europiane. Sipas të dhënave të Eurostat,......
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro - Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka
Një ishull privat në zemër të Lagunës së Venedikut është nxjerrë në shitje për 5.5 milionë euro, duke ofruar një kombinim të rrallë mes privatësisë, luksit......
Kursi i këmbimit/ Rikuperon Dollari amerikan. Dobësohet Franga zvicerane dhe Paundi britanik
Dollari amerikan ka regjistruar këtë të mërkurë një rikuperim të vlerës nga rënia e vazhdueshme që pësoi gjatë kësaj periudhe edhe pse vijon të qëndrojë i......

