Temperaturat e larta vënë në provë rrjetin energjetik - OST dhe OSSH në gatishmëri të lartë për të garantuar furnizimin
Përballë rritjes së temperaturave dhe ngarkesës në rrjetin elektrik, strukturat e sektorit energjetik në vend janë vënë në gatishmëri të lartë për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike dhe për të minimizuar çdo ndërprerje të mundshme.
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSSH) po bashkëpunojnë ngushtë për të adresuar dhe zgjidhur me shpejtësi problematikat që sjell rritja e konsumit dhe mbingarkesa në pajisjet elektrike.
Ndër masat e marra së fundmi, përmendet ndërhyrja e menjëhershme në linjën 110kV Elbasan–Kusath, e cila u stakua për shkak të dëmtimit të një transformatori rryme. Grupi teknik i OST arriti të zëvendësojë pajisjen në kohë rekord, duke rikthyer funksionimin normal të linjës.
Gjithashtu, në nënstacionin 110/35kV në Bistricë u identifikua një problem teknik me transformatorin, i cili solli një ndërprerje të përkohshme (deri në 15 minuta) të furnizimit për dy nënstacionet e Sarandës dhe Gjirokastrës. Brigadat teknike të OST dhe OSSH ndërhynë menjëherë, duke zëvendësuar pajisjen e dëmtuar në pronësi të kompanisë Kurum dhe rikthyer sistemin në funksion të plotë.
Një tjetër incident u shënua në nënstacionin e Ibës në Tiranë, ku një zjarr përfshiu transformatorin e fuqisë 110/10kV. Falë skemës unazë, energjia iu rikthye zonave të prekura brenda një kohe të shkurtër. Brigadat teknike punuan pa ndërprerje dhe sot, rreth orës 11:00, nënstacioni është kyçur dhe është rivendosur në regjim normal pune.
Ndërkohë, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe situatës në kufi me Greqinë, ku për shkak të një zjarri në afërsi të nënstacionit Kardia, u stakua rrjeti 400kV Zemblak–Kardia. Probleme pati edhe në linjën 150kV Bistricë–Mourtos, por falë linjave paralele, furnizimi për konsumatorët nuk u ndërpre.
OST vijon të jetë në koordinim të ngushtë me homologët grekë për rikthimin në funksion të linjave ndërkufitare.
Në tërësi, falë masave të marra dhe reagimit të shpejtë të OSSH dhe OST, furnizimi me energji në vend paraqitet stabël. Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve, veçanërisht në zonat ku për shkak të zjarreve mund të kërkohet ndërprerje e përkohshme për arsye sigurie.

Formalizimi i produkteve bujqësore e blegtorale - Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bllokon 76.1 ton mallra në 12 ditë
Në kuadër të fushatës për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale si dhe garantimin e sigurisë ushqimore, Drejtoria e Përgjithshme e......

Turizmi, rritet flota e mjeteve lundruese - Shifrat e INSTAT, qershori arrin rekordin e vlerës së importeve
Rritja e fluksit të turistëve në Shqipëri ka sjellë edhe rritjen e investimeve në mjete lundruese nga subjektet turistike dhe individët. Referuar të dhënave......

Energjia e rinovueshme “kursen” planetin - Mbi 90% e burimeve të gjelbra të reja, më të lira se alternativat fosile
Energjia diellore dhe e erës janë tashmë pothuajse gjithmonë opsionet më të lira dhe më të shpejta për prodhimin e energjisë së re, sipas Organizatës së......

Vendorët, 47 mln euro nga taksa e ndërtesës - Shifra e 6-mujorit, më e larta në 10 vitet e fundit
Pushteti vendor ka arkëtuar më shumë të ardhura nga taksa e ndërtesës në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se......

Trump dhe von der Leyen takohen në Skoci - Pritet firmosja e marrëveshjes tregtare, tarifa 15% për produktet europiane
Presidentja e Komisioni europian, Ursula von der Leyen, do të takohet gjatë fundjavës në Skoci, me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në......

Finlanda dhe vendet nordike, në krye të botës - Shqipëria mban vendin e 84-t në “Indeksin Botëror të Lumturisë 2025”
Renditja Botërore e Lumturisë për vitin 2025 nga Global Relocate ofron një pasqyrë të qartë mbi mirëqenien e popujve në mbarë botën, duke u mbështetur në......

Bujqësia greke “vuan” ndryshimet klimatike - Greqia, ndër vendet më të prekura të BE-së në këtë sektor
Bashkimi Evropian humbet 6.4% të prodhimit të tij vjetor bujqësor, ose 28 miliardë euro, si rezultat i rreziqeve që lidhen me klimën. Sipas Morgan Stanley,......

Zjarret në vend, 29 vatra në 24 orët e fundit - Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive, 6 nën monitorim
Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend, ku pëgjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 13 vatra janë ende......