Temperaturat e larta “shterojnë” energjinë/ KESH “nuk i ndahet” blerjeve. Rreth 43.6 mln euro në korrik
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka blerë sërish energji elektrike në tregun e lirë. Temperaturat e larta në këto ditë vere dhe mungesa e reshjeve të shiut për prodhimin e energjisë nga hidrocentralet kanë sjellë probleme në furnizim dhe rritje të kërkesës për energji. Si rrjedhojë, KESH është detyruar që të blejë për plotësimin e nevojave konsumatore.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka zhvilluar tre procedura blerje gjatë muajit korrik. Në procedurën e parë, KESH ka shpenzuar 6.87 milionë euro në total për blerjen e energjisë me çmim mesatar prej 130 euro/mWh për lotin e parë dhe 123 euro/mWh për lotin e dytë. Kjo blerje është realizuar për të garantuar furnizimin me energji nga data 7 korrik deri në 13 korrik.
Në procedurën e dytë është blerë energji elektrike me një çmim mesatar prej 123 euro/mWh dhe 127 euro/mWh. Kjo procedurë është zhvilluar për të siguruar energji elektrike për periudhën 14-20 korrik.
Ndërkohë, procedura e fundit e blerjes është realizuar për të mbuluar nevojat për energji në periudhën 21 korrik deri në 27 korrik. Në këtë procedurë të ndarë sërish në dy lote, është siguruar energji me një çmim mesatar prej 130 euro/mWh dhe 127 euro/mWh.
Gjithsej, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpenzuar 3.75 milionë euro në procedurën e dytë dhe 6.78 milionë euro për importin e energjisë në procedurën e fundit. Pra, në dy javët e para të korrikut, fatura totale e energjisë shkon në 17.4 milionë euro. Nëse llogarisim këtu blerjen prej 26.21 milionë eurosh në fund të qershorit, blerjet totale për furnizimin me energji të korrikut arrijnë në 43.6 mln euro.
Vetëm në javën e parë të korrikut kemi pasur një rritje me 20% të kërkesës për energji elektrike.
Në javën e parë të korrikut 2024, kërkesa shkonte në mesatarisht 18.6 milionë kilovatorë, ndërkohë që në javën e parë të korrikut 2025, kemi pasur një kërkesë prej 22.4 milionë kilovatorë. Kjo vjen si rezultat i ditëve të nxehta, por edhe për shkak të kërkesës në rritje nga njësitë e reja të hotelerisë apo banesave të cilat kanë filluar të jenë të përdorshme, si dhe njësive të biznesit operacional.
Procedurat e zhvilluara nga KESH për blerje energjie në korrik (shpenzimet)
Furnizimi për periudhën 7-13 korrik: 6.87 mln euro
Furnizimi për periudhën 14-20 korrik: 3.75 mln euro
Furnizimi për periudhën 21-27 korrik: 6.78 mln euro
Blerje e bërë në qershor për furnizimin e korrikut: 26.21 mln euro
Në total: 43.6 mln euro

4.6 milionë euro grant perfomance për bashkitë/ Kriteret dhe përllogaritja, Cila është formula e shpërndarjes?
61 bashkitë në vend do të kenë mundësinë që të aplikojnë për Grantin e Bazuar në Performancë (GBP), i cili është vënë në dispozicion me qëllim që të nxisë......

Një nga depozitat më të mëdha të naftës në Evropë/ Zbulohet në Poloni. Përmban 22 mln ton naftë bruto dhe 5 mld metra kub gaz
Central European Petroleum (CEP) ka njoftuar zbulimin më të madh dhe një nga më të rëndësishëm të naftës konvencionale në Evropë në një dekadë, të vendosur......

Bizneset në Eurozonë, optimiste/ Por, presin ndikimin e tensioneve tregtare, tregon sondazhi i BQE-së
Bizneset e Eurozonës mbeten optimiste për perspektivat e tyre të rritjes, por po përjetojnë gjithashtu presion mbi fitimet e tyre, pjesërisht për shkak të......

Alarmi i ujrave të ndotur në Britani/ Qeveria nis reformën. Konsumatorët do të paguajnë 36% më shumë
Britania duhet të rishikojë sistemin e saj rregullator të ujit duke krijuar një organ të vetëm dhe të fuqishëm dhe zëvendësuar rregullatorin aktual Ofëat,......

Administrimi i territorit, Rama: Do të konfiskojmë pallatet me kate shtesë. Do krijohet listë e zezë për ndërtuesit
Në takimin në kryeqytet me deputetët ekzistues dhe ata kandidatë në zgjedhjet e 11 Majit, së bashku edhe me drejtorë të Bashkisë së Tiranës, Kryeministri Edi......

Vakancat pas dorëheqjeve masive në bashkitë e vendit, Rama: Aplikoni me kurajo dhe besim. Strukturë e re organizative për Tiranën
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje profesionistëve të fushave të ndryshme të aplikojnë në pozicionet e hapura pas......

TEG hap dyert për kreativitetin me ekspozitën “Art & Crafts” - Promovon talentin e ri dhe transformon hapësirat e saj në qendra krijuese
TEG ka prezantuar ekspozitën “ART & CRAFTS – Eksperimente dhe Ekspresione në Sipërfaqe të Buta”, një instalacion unik, i përshtatur për hapësirat e qendrës.......

"Zyra me një ndalesë" si asistencë për e-Albania - Balluku në Patos: Shërbimi ofrohet falas nga shteti shqiptar!
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është ndalur në Patos, ku edhe ka monitoruar sportelet ku ofrohet......