Shqipëria Postuar më 8 Janar 2025, 11:16

Telefonia fikse, drejt “zhdukjes” - AKEP: Rreth 4.5% më pak numra aktivë. Rënie edhe në shërbimet e integruara

Nga Ledina Elezi

Telefonia fikse, drejt “zhdukjes” - AKEP: Rreth 4.5% më pak

Gjithnjë e më pak persona po përdorin telefoninë fikse në Shqipëri. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike tregojnë se numri i personave që përdorin një telefon fiks në shtëpi ose në biznesin e tyre ka vijuar rënien edhe në tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Totali i numrave aktivë fiks ka rënë me 0.3% krahasuar me tremujorin e dytë 2024 dhe me 4.5% llogaritur me tremujorin e tretë 2023. Në periudhën korrik-shtator rezultojnë vetëm 167 mijë linja të pajtimtarëve të telefonisë fikse.

Nga ana tjetër, numri i individëve me akses broadband në internet nga rrjete fikse arriti në rreth 634 mijë në tremujorin e tretë të vitit, shifër që përbën një rritje me 2.2% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje me rreth 8.2% në krahasim me të njëtën periudhë në vitin 2023.

Aksesi broadband nga rrjetet fikse përfshin aksesin në internet me DSL, modem kabllor, fibër në shtëpi/ndërtesë dhe të tjera, por nuk përfshin aksesin broadband me rrjet celular.

Përdoruesit e rrjetit fiks që kanë akses në shërbime të integruara si telefoni, internet dhe televizor arriti në rreth 299 mijë, një rënie me 0.4% vlerësuar me periudhën korrik-shtator 2023.

Telefonia fikse, drejt “zhdukjes” - AKEP: Rreth 4.5% më pak

Qytetarët shqiptarë shpenzojnë më tepër për paketat internet dhe televizor. Ata që blejnë paketa trefishe (telefoni, internet dhe TV) përbëjnë 23.4% të totalit të pajtimtarëve me paketa të integruara, ndërsa 29.8% janë me paketa “Internet dhe Telefoni” dhe 46.8% me paketa “Internet dhe TV”.

Përafërsisht 45% e pajtimtarëve me akses broadband në rrjete fikse ishin pajtimtarë me paketa të integruara, ku 11% ishin me paketa trefishe, telefoni, internet dhe televizor.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat