Telefoni po zëvendëson sportelin e bankës - BSH: Transferta, pagesa dhe kontrolli i llogarisë kryhen gjithnjë e më shumë online

Shqiptarët po përqafojnë gjithnjë e më tepër mënyrat digjitale të marrjes së shërbimeve bankare. Rritja e home banking është padyshim një tregues i rëndësishëm drejt zvogëlimit të përdorimit të parasë fizike.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rreth 6.5 milionë është numri i transaksioneve bankare të realizuara nga shtëpia përmes telefonit ose kompjuterit, nga 5 milionë që ishte në gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Për sa i përket shumës së veprimeve të kryera, në janar-qershor 2026 janë 1.5 miliardë lekë të kaluara nëpërmjet faqes së internetit apo aplikacioneve të bankave.
Përgjatë këtij viti, qershori ka shënuar rekord si për sa i përket numrit të transaksioneve, ashtu edhe për sa i takon shumës së parave të transferuara.
Home banking, i quajtur ndryshe si bankingu në shtëpi, ofron akses në llogarinë tuaj online, si dhe mundësinë për të transferuar para ose për të kryer veprime të tjera me disa klikime të kursorit ose në ekranin e telefonit tuaj.
Shërbimet e ofruara përmes home banking ndryshojnë sipas bankave. Megjithatë, shumica e tyre ofrojnë një nivel bazë të shërbimeve online. Ato mund të ndahen në dy kategori kryesore, funksione transaksionale dhe jo-transaksionale. Funksionet transaksionale përfshijnë pagesën e kartës së kreditit apo shlyerjen e kësteve të kredisë, transferta midis llogarive personale, transferta në çdo llogari, në çdo bankë brenda dhe jashtë Shqipërisë, pagesat e faturave të telefonit, dritave, ujit etj.
Ndërkohë, funksionet jo-transaksionale përfshijnë kontrollin e balancës dhe lëvizjet e llogarisë, urdhërpagesat periodike, gjendjen e kartave të debitit dhe kreditit, kreditë konsumatore dhe ato për shtëpi (pra mbetjet që duhen paguar, datat e pagesave, shuma e kësteve), detajet e depozitës tuaj me afat ose hapja e një depozitë të re.
Ku u furnizuam këtë vit me karburant? Nga Arabia Saudite, te SHBA. Ndryshon harta e importit
Kulmi i sezonit turistik ka përkuar me një rritje të ndjeshme të importeve të lëndëve djegëse, në një periudhë kur shtohen lëvizjet e brendshme, ardhja e......
Kontroll për apartamentet me qira përmes “Booking” - 100 tatimpagues në “sitë”, verifikohen deklarimet për tetor 2022-dhjetor 2025
Subjektet dhe individët që ushtrojnë aktivitetin e dhënies me qira afatshkurtër të njësive akomoduese përmes platformës “Booking” do të jenë objekt kontrolli......
Rritet përpunimi i mallrave në Portin e Durrësit - 2.4 mln ton në 7 muaj. Transporti me kontejnerë, me ritmin më të lartë
Porti i Durrësit ka shënuar një rritje të aktivitetit gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual Durrës, gjatë......
Volkswagen, shkurtim deri 100,000 vende pune - Industria gjermane e makinave po përballet me krizë të thellë strukturore
Drejtuesit e Volkswagen po zhvillojnë takime urgjente me punëtorët këtë javë, për të diskutuar programin më radikal të uljes së kostove deri më tani. Mund të......
Debati për industrinë e pastër në Evropë - Ambicia e BE vë përballë Francën kundër Gjermanisë
Ambicia e kahershme e Bashkimit Evropian për t'u bërë një fuqi e pastër industriale do të përballet me një provë të madhe këtë vjeshtë, ndërsa ligjvënësit......
Më pak barriera për profesionistët - Rregulla të reja për njohjen e kualifikimeve me BE-në pas anëtarësimit
Mjekët, infermierët, farmacistët, arkitektët dhe profesionistë të tjerë të rregulluar mund të kenë në të ardhmen procedura më të thjeshta për njohjen e......
“Do të ringjallim ekonominë e Gjermanisë” - Kancelari Merz: Reforma miqësore për biznesin, rritje e shpenzimeve qeveritare
Kancelari Friedrich Merz u zotua të ringjallë ekonominë gjermane, që sipas tij do të arrijë një rritje prej të paktën 1% vitin e ardhshëm falë reformave......
Carney, fjalim në Parlamentin Europian - BE dhe Kanadaja synojnë të forcojnë marrëdhëniet tregtare dhe politike
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney do të mbajë një fjalim në Parlamentin Europian muajin e ardhshëm, ndërsa Kanadaja dhe BE-ja po përpiqen të krijojnë......

