“Teknologjia si shtyllë e integrimit në BE” - Rama: Të krijojmë Këshillin për arritjet e zhvillimi të inovacionit
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve. Sipas kryemnistrit Rama, duhet të gjykohet krijimi i një Këshilli për të zhvilluar mbledhje 3 herë në vit, nga ku të diskutohen çështjet dhe të rejat, rreth fushës së zhvillimit teknologjik si dhe inovacionit.
"Kemi të gjitha arsyet të besojmë që së bashku mund edhe të angazhohemi për produkte të dedikuara që nuk janë ekzistuese, por që mund të krijohen bashkërisht në vend se të shkojmë të paguajmë për produkte ekzistuese që vijnë nga jashtë dhe në ketë aspekt, sigurisht që nuk duhet ta neglizhojmë në asnjë mënyrë çështjen e sovranitetit që është kthyer me shumë forcë në tryezën e diskutimit në të gjitha vendet, ku tendenca për tu pavarësuar nga shërbimet globale, është gjithmonë e më fortë në funksion të mbrojtjes nga boshllëqet ku mund të penetrojnë aktorë me qëllime të këqija ndaj vendit nëpërmjet sulmeve kibernetike dhe faktikisht, unë jam shumë krenar që ne kemi bërë goxha progres në këtë aspekt. Kemi sot që flasim cloud-in tonë në shërbimet tona digjitale, pra jemi të pavarur, por jam njëkohësisht edhe i vetëdijshëm që sa shumë boshllëqe kemi sidomos në sektorin privat ku ka një mungesë të madhe jo thjeshtë informacioni, por edhe vetëdije se çfarë dëmesh mund të vijnë nga ekspozimi karshi sulmeve kibernetike.”
Nga ana tjetër, sipas ministres Delina Ibrahimaj, Shqipëria aktualish renditet si vendi i 8 në Europë dhe i 19 në botë për digjitalizimin e shërbimeve qeveritare. Por, sipas të dhenave, në Shqipëri janë mbi 3390 kompani të cilët janë të regjistruara dhe ofrojnë shërbime digjitale, ndërsa janë 20 herë më shumë tëpunësuar në sektor në 2024, duke e krahasuar me vitin 2013.
“Shqipëria para 10 vitesh nuk kishte një zhvillim, të stabilizuar në këtë sektor, dhe në fakt puna që ne kemi bërë, për ta zhvilluar sektorin, ka qenë një ndihmesë shumë e madhe. Ne kemi vizionin që qeverisja, jonë dduhet të ishte digjitale dhe kemi krijuar besoj, bashkë me ju një treg që tashmë i ka të gjitha bazat, për të qenë i qëndrueshëm. Nëpërmjet zhvillimeve digjitale, të shërbimeve qeveritare, ne kemi arritur që një pjesë të madhe të kompanive, të punojmë bashkarisht me ta, për t’i konsoliduar për t’i rritur. Kjo ka bërë, që ky bashkëpunim ta çoj Shqipërinë në një ndër vendet më të zhvilluara përsa i përket zhvillimeve digjitale.”
Sektori TIK në Shqipëri po konsolidohet si një faktor kyç në pozicionimin e vendit në zinxhirët globalë të vlerës, me kompani shqiptare që tashmë ofrojnë produkte dhe shërbime të avancuara në tregje të zhvilluara si Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregtoni” - Apeli i Ministrit të Financave, Petrit Malaj, për tregtarët e pakicës
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një vizitë në dy biznese në qytetin e Lushnjes, në kuadër aksionit për formalizimin e tregut të produkteve......

Kina forcon pozitat në tregtinë shqiptare/ Bashkë me Arabinë Saudite kanë rritjen më të lartë të importeve në gjysmën e vitit
Importet shqiptare për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 kanë reflektuar lëvizjet e rëndësishme në strukturën e partnerëve kryesorë dhe mallrave të......

Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e Forcave të Armatosura!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti në një takim zyrtar komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin, admiralin Pierre Vandier. Gjatë......

Situata e zjarreve në vend/ MM: 24 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 4 ende aktive!
Ministria e Mbrojtjes informoi sot për situatën e zjarreve në vend ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri nga të cilat 4 janë ende......

Sulmet kibernetike/ Rama: Forcojmë mbrojtjen në sektorin publik. Privati jo me të njëjtin ritëm!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, për të diskutuar mbi rrugën e bërë në......

Ministria e Drejtësisë, marrëveshje me Universitetin e Tiranës për trajnimin e përkthyesve zyrtarë!
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin e përkthyesve......

INSTAT: Afro 56% e eksporteve, drejt vendeve të BE-së!
Referuar raportit të INSTAT, në periudhën janar – qershor 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së shënojnë 67,2% të eksporteve gjithsej dhe importet nga......

Tatimi mbi pagat “furnizoi” arkën e shtetit - 6-mujori/ Rritet konsumi, suficiti në buxhet arrin në 335 milionë euro
Gjysma e parë është vitit është mbyllur me perfomancë pozitive në të ardhurat e arkëtuara në buxhetin e shtetit, të cilat deri në Qershor arritën në rreth......