Shqipëria Postuar më 17 Dhjetor 2024, 16:38

Teknologjia, mundësia për rimëkëmbjen e fasonëve - Balluku: Të rinjtë e aftë në dizajn, kodim e marketing mund të përfshihen

Nga Hamit Yzeiraj

Teknologjia, mundësia për rimëkëmbjen e fasonëve -

Me gjithë problemet nga zhvlerësimi i euros, që është shoqëruar nga një rënie e eksporteve të produkteve tekstile, sektori fason mbetet ende aktiv për të gjetur tregje dhe mënyra të reja për të ecur përpara.

Gjatë një vizite në një prej kompanive që prodhon veshje tekstile për tregun italian, zëvendëskryeministrja Balluku tregoi se sektorit fason do t'i jepet vëmendja e duhur për zhvillimin e mëtejshëm të tij.

Nga ana tjetër, zonja Balluku solli në vëmendje që të rinjtë, të cilët janë të prirur drejt teknologjisë mund të kontribuojnë në sektorin fason me anë të kodimit, dizajnit, dhe marketingut.

Sipas INSTAT, sektori fason ka patur rënie të ndjeshme të eksporteve përgjatë vitit 2024.

Në nëntor, grupi i tekstileve ishte i dyti që ndikoi negativisht në uljen e eksporteve.

 

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 17 Dhjetor Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 92.9 lekë dhe është shitur me 94 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet sot me 97.9 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat