Tejkalime të ndotjes së ajrit në disa qytete - Raporti i AKM: Për herë të parë matet dhe Elbasani, PM 2.5 del 20% mbi kufirin e lejuar
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar Raportin e Gjendjes në Mjedis 2024, ku theksohet se cilësia e ajrit në disa qytete të vendit vazhdon të jetë problematike, sidomos për shkak të nivelit të lartë të grimcave të pluhurit PM10 dhe PM2.5.
Sipas të dhënave të monitorimit, në stacionin e pozicionuar pranë AKM në Tiranë është regjistruar një tejkalim i normës vjetore të PM10, ndërsa në stacionet e Korçës, si dhe pranë Drejtorisë së Higjienës dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, vlerat janë afër kufirit. Ndërkohë, qytetet Shkodër, Durrës dhe Fier paraqiten me vlera më të ulëta. Për periudhën janar–maj 2024, në Korçë janë regjistruar 23 ditë me tejkalim të normës ditore të PM10, nga 35 ditë që lejon standardi vjetor.
Sa i përket grimcave më të imëta, Elbasani rezulton me tejkalim të normës së PM2.5, ku vlera mesatare e matur ka qenë 30.15 μg/m³, ose 20% mbi kufirin e lejuar. Ky është viti i parë që monitorimi i këtij ndotësi kryhet në këtë qytet. Burimet kryesore të ndotjes lidhen me trafikun, ndërtimet dhe industrinë e prodhimit të mineraleve jo-metalike.
Ndërkaq, pavarësisht rëndësisë, numri i stacioneve automatike të monitorimit të ajrit në vend mbetet i kufizuar në vetëm 9, 4 prej të cilëve janë të pozicionuar në Tiranë dhe nga 1 stacion në Korçë, Durrës, Elbasan, Shkodër dhe Fier. Premtimet e Ministrisë së Mjedisit për shtimin e rrjetit të monitorimit nuk janë përmbushur, duke lënë zona të tëra të pambuluara dhe pa të dhëna të besueshme mbi cilësinë e ajrit. Sipas ekspertëve, kjo mungesë krijon boshllëqe serioze në vlerësimin real të situatës mjedisore dhe kufizon aftësinë e autoriteteve për të ndërmarrë masa parandaluese e korrigjuese.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja e ajrit është një nga kërcënimet më të mëdha mjedisore për shëndetin, duke kontribuar çdo vit në miliona raste të sëmundjeve respiratore, kardiovaskulare dhe në rritjen e vdekshmërisë së parakohshme. Përveç ndikimeve në shëndetin publik, ndotja e ajrit ndikon negativisht edhe në bujqësi, biodiversitet dhe trashëgiminë kulturore, duke dëmtuar bimët, tokën, ujërat dhe ndërtesat historike.

Gati ura më e lartë në botë - Struktura me vlerë 283 milionë dollarë do të hapet për qarkullim në shtator
Ura e Kanionit të Madh Huajiang në provincën Guizhou të Kinës, që pritet të bëhet më e larta në botë, ka përfunduar me sukses një test të rëndësishëm......

Ukraina hap tender për shfrytëzimin e litiumit - Projekti synon të tërheqë investime amerikane e të nxisë prodhimin vendas
Ukraina ka hapur një tender për të drejtën e shfrytëzimit të një depozite litiumi në rajonin qendror të Kirovohradit, njoftoi kryeministrja Yulia......

Greqia ka nevojë për 2 mln punonjës deri në 2035 - Plakja e popullsisë dhe rritja ekonomike nxisin kërkesën
Greqia ka nevojë për më shumë se dy milionë punonjës deri në vitin 2035, sipas një studimi evropian që thekson sfidën e dyfishtë dhe njëkohësisht mundësinë......

Koreja e Jugut ndalon telefonat në shkollë - Ligji i ri synon të frenojë varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale
Koreja e Jugut ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera digjitale në klasat shkollore në të gjithë vendin.......

BE propozon kuota për industrinë e çelikut - Kërkon bashkëpunim me SHBA-në për të shmangur tarifat
Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë negociatat me Shtetet e Bashkuara për vendosjen e një sistemi kuotash doganore me tarifa të diferencuara, për të......

Vetëm 3 shtete të NATO-s përmbushin objektivin e ri - Të gjitha vendet anëtare do të arrijnë pragun e vjetër të shpenzimeve këtë vit
Të gjitha vendet anëtare të NATO-s do të arrijnë objektivin e vjetër të shpenzimeve për mbrojtje prej 2% të PBB-së këtë vit, por vetëm tre shtete aktualisht......

“Deri në 9 vjet burg për evazion fiskal” - Kodi i ri Penal për bizneset. Kush nuk paguan tatimet në kohë rrezikon 1 vit burg
Bizneset që operojnë në vend duhet të jenë më të kujdesshëm në aktivitetin e tyre pasi Kodi i ri Penal i hedhur për konsultim publik vë në shënjestër çdo......

Muzhaqi: Rekord aplikimesh në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës shënoi një interes të jashtëzakonshëm këtë vit, me 3,314 të rinj që aplikuan, duke regjistruar numrin më të lartë të......